• e enjte, 26 dhjetor 2024

Apasiev ka paditur Talat Xhaferin për diskriminim politik

Apasiev ka paditur Talat Xhaferin për diskriminim politik

Shkup, 11 maj 2023 (MIA) - Kryetari i të Majtës dhe deputet në Kuvend, Dimitar Apasiev deri në Gjykatën themelore civile - Shkup përmes ekipit të tij juridik nga sektori juridik i partisë, ka dorëzuar padi private kundër kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, për shkak të diskriminimit politik në lidhje me moszbatimin e Nismës për referendum për të ashtuquajturin Propozim francez për gjoja negociata me BE-në, informojnë nga partia e Majta.

"Padia me të cilën, ndër të tjera, kërkon kompensim për dëmin e pësuar jomaterial në shumë prej 100.000 denarë, vijon pasi Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi (KPMD) ka konstatuar diskriminim të drejtpërdrejtë në rastin Apasiev, i cili si propozuesi i autorizuar i një nisme civile për shpalljen e referendumit në nivel shtetëror, atij iu mohua e drejta kushtetuese për veprim politik dhe u vu me keqdashje në disavantazh në krahasim me propozuesit e tjerë", kumtoi e Majta.

Për dallim nga të gjitha iniciativat civile të proceduara më parë, në bazë të cilave ka vepruar Kuvendi i Maqedonisë që nga pavarësia e deri më sot (rreth 20 në numër), thuhet në njoftim, iniciativa e Apasiev, si propozues i parë i nënshkruar, nuk është përcjellë siç duhet në komisionet kompetente parlamentare dhe plenumin parlamentar, siç kërkohet shprehimisht me Ligjin për Referendumin dhe format e tjera të deklarimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe me Rregulloren e Kuvendit.

"Paraprakisht Apasiev ka iniciuar edhe procedurë për ndalim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave në Gjykatën Kushtetuese, e cila është në vazhdim e sipër, ndërsa për rastin konkret, në një të ardhme të afërt do të iniciohet procedurë përkatëse penale për veprën penale “Shkelje e barazisë së qytetarëve”, e dënueshme sipas nenit 137 të KP-së, thonë nga partia dhe shtojnë se publiku do të njoftohet menjëherë për seancën e parë të caktuar gjyqësore në këtë proces të ri gjyqësor, të nisur siç thonë ata kundër arbitraritetit të kryeparlamentarit. ls/

Foto; E majta

 

QËNDRONI TË LIDHUR