• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Apasiev: Gjithmonë kur VMRO-DPMNE janë në pushtet kanë qeveritë më të mëdha

Apasiev: Gjithmonë kur VMRO-DPMNE janë në pushtet kanë qeveritë më të mëdha

 Shkup, 22 qershor 2024 (MIA) - Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në fjalimin e tij në seancën e sotme parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re deklaroi  se me vëmendje e ka lexuar programin e qeverisë dhe biografitë e kuadrove dhe se konsideron se këto janë katër orët e kota të harxhuara.

Ai i bëri vërejtje mandatarit Hristijan Mickoski se në programin e dorëzuar  të Qeverisë së re në Kuvend, në pesë vende e ka përmendur emrin kushtetues së vendit.  

"Në tri rreshta në pesë vende ka  Republika e Maqedonisë së Veriut. Nuk e di pse nuk e testuat kryeparlamentarin Gashi sepse ne e kemi testuar dy vite e gjysmë  kryeparlamentarin Xhaferi  i cili i pranonte (amandamentet) me "Republikën e Maqedonisë së Veriut"  Pra, pse, kur ju jeni në pushtet, nuk e ktheni atë precedent - të mi pranonojnë amendamentet, propozim ligjet,  korrespondencat me "Republika e Maqedonisë së Veriut"? Dhe mendoj se pas asaj që i bëtë popullit në parazgjedhje duhet   një  "edhe"   të shtoni edhe   "Republika e Maqedonisë së Veriut"  të shkruani sepse e keni  manipuluar popullin me atë që i keni premtuar në zgjedhje, sepse kështu do të jetë më e përshtatshme", tha Apasiev.

 Ai konsideron se partia e re në pushtet po vendos njerëz të gabuar në resore, me përjashtime të caktuara, dhe se kjo është një nga tre qeveritë më të mëdha në vend.

Lidhur me projektet e theksuara në Program, Apasiev e quajti qeverinë e re plagjiaturë, sepse thotë se në të ka vetëm dhjetëra çështje të mira dhe të gjitha janë, thotë,  të përshkruara nga e Majta e cila i ka në vazhdimësi që nga viti 2020. 

 Seanca kuvendore për zgjedhjen e qeverisë së re do të vazhdojë pas pauzës së rregullt.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR