• e premte, 08 nëntor 2024

Apasiev: Ajo që presim në këto zgjedhje është që nuk mund të formohet qeveri pa "Të Majtën"

Apasiev: Ajo që presim në këto zgjedhje është që nuk mund të formohet qeveri pa

Shkup, 6 maj 2024 (MIA) - Atë që e presim në këto zgjedhje është që të mos mundet të formohet qeveri pa "Të Majtën". Këtë e theksoi sot Dimitar Apasiev, kryetari i partisë E Majta dhe bartës i listës së kandidatëve për deputetë nga kjo parti në Njësinë e parë zgjedhore. 

Në një deklaratë për mediat të dhënë para fillimit të tubimit përmbyllës në Shkup, Apasiev ju bëri thirrje qytetarëve që masivisht të dalin në zgjedhje të mërkurën. 

"Ne e ofruam platformën tonë maqedonase dhe presim që mandatari i ardhshëm në nivel të asaj platforme, të fillojë bisedime. Ju bëjmë thirrje votuesve që masivisht të dalin dhe të votojnë në këto zgjedhje të dyfishta. Presim numër solid, dyfishimin e rezultatit nga zgjedhjet presidenciale dhe fitimin e grupit të parë parlamentar të Levicës nga tetë deri 12 mandate, varësisht jehonës. Presim luftë burrash dhe betejë brenda në Kuvend, për interesat maqedonase kombëtare", nënvizoi Apasiev, duke shprehur falënderim për të gjithë aktivistët, vullnetarët, të gjithë që kanë dhënë kontribut në periudhën e kaluar. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR