• e enjte, 18 korrik 2024

Aparate për pagesë të faturave të ujit në pesë lokacione në Shkup

Aparate për pagesë të faturave të ujit në pesë lokacione në Shkup

Shkup, 15 gusht 2023 (MIA) - Ndërmarrja publike Ujësjellësi dhe kanalizimi - Shkup me qëllim të afrimit të shërbimeve drejt konsumatorëve të vet, implementoi aktivitete të cilat janë pjesë e planit për digjitalizim.

"Krahas numrit të madh të shërbimeve digjitale, si marrja e faturave elektronike, regjistrimi elektronik i shfrytëzuesit, paraqitja e defekteve dhe qasja e llojit të ndrsyshëm të dokumenteve përmes  e.vodovod-skopje.com.mk, NP Ujësjellësi dhe kanalizimi - Shkup, disponon edhe me aparate për pagesë të faturave në pesë lokacione nëpër qytetin e Shkupit: Drejtorinë e NP Ujësjellësi dhe kanalizimi - Shkup, Sektorin për kujdes të shfrytëzuesve të NP "Higjiena komunale", QTQ në katin përdhesë, në TQ Kapitol Mol dhe në Siti Mol (në pjesën afër bankomateve)", informojnë nga ndërmarrja.

Shfrytëzuesit e shërbimeve të ndërmarrjes të këtij lloji të aparateve, siç ceket në kumtesë, kanë mundësi të bëjnë kontroll të faturave dhe të bëjnë pagesë me shfrytëzimin e kartelave "master" dhe "viza" nga bankat e tyre pa provizion.

Krahas kësaj mundësie, shfrytëzuesit mund të kenë qasje drejt shërbimeve elektronike të NP Ujësjellësi dhe kanalizimi - Shkup edhe përmes aplikacionit mobil të kapëshëm për Android dhe iOS. ab/

Foto: NP Ujësjellësi dhe kanalizimi - Shkup

QËNDRONI TË LIDHUR