• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aparat i ri anestezioni dhe respirator për spitalin e Velesit në vlerë prej 7,5 milionë denarë

Aparat i ri anestezioni dhe respirator për spitalin e Velesit në vlerë prej 7,5 milionë denarë

Veles, 24 janar 2024 (MIA) - ISHP Spitali i Përgjithshëm në Veles përkatësisht reparti për Kirurgji nga Ministria e Shëndetësisë u furnizua me pajisje të re për anestezi në vlerë prej 4 milionë denarë dhe respirator të ri në repartin për kujdes intensiv, në vlerë prej 3,5 milionë denarë ose të dyja në vlerë të përgjithshme prej 7,5 milionë denarë, me të cilën, siç thonë kompetentët, do të përmirësohen shumë shërbimet shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, sot ishte për vizitë në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit me rastin e blerjes së pajisjeve të reja mjekësore për këtë institucion.

Ai bën të ditur se aparati i ri i anestezisë tashmë është vendosur në sallën e operacionit në repartin e Kirurgjisë në ISHP-në e Spitalit të Përgjithshëm Veles, si dhe respiratori i ri në repartin e terapisë intensive të këtij reparti.

"Si asnjëherë më parë, ne po investojmë në blerjen e pajisjeve të reja mjekësore. Dyfishuam buxhetin për këtë qëllim, nga 2.6 në 5 milionë euro dhe siguruam pajisje të reja dhe bashkëkohore në më shumë se 15 institucione shëndetësore. Brenda një viti bëmë fuqizim serioz të shëndetit publik me pajisje, rikonstruksione dhe ilaçe të reja. Edhe në periudhën në vijim, do vazhdojmë të bëjmë ndryshime pozitive në një nga shtyllat më të rëndësishme, që është sektori i shëndetësisë", theksoi ministri Mexhiti. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR