• e enjte, 26 dhjetor 2024

AOGJSH paralajmëron protesta të premten para Kuvendit

AOGJSH paralajmëron protesta të premten para Kuvendit

Shkup, 19 nëntor 2023 (MIA) - Sindikata e punonjësve të administratës, organeve të gjyqësisë dhe shoqatave të qytetarëve (AOGJSH) paralajmëron protestë të premten para Kuvendit, pasi atëherë sipas informacioneve që kanë, deputetët do të diskutojnë për propozim- buxhetin.

Kryetari i Sindikatës së AOGJSH, Tërpe Deanoski sot në konferencë shtypi tha se në protestë do të jenë të pranishëm punonjësit e gjykatave dhe prokurorive, Avokatit të shtetit dhe Ombudsmanit, ndërsa të ftuar janë të gjitha sindikatat tjera të pakënaqura.

"Pas informacioneve të reja që morëm, mendoj se politika, pra plani i qeverisë është në muajin mars kur do të rritet paga minimale, një harmonizim të tillë të mos kenë asnjë nga punonjësit në sektorin publik. Të premten morëm vesh edhe një tjetër informacion, se ajo çfarë shkruhet në marrëveshjen e përgjithshme kolektive, pra në atë çfarë duhet të ndryshohet në vitin 2025, ajo është paga mesatare si pagë fillestare, të mos rregullohet me marrëveshje të tjera kolektive, por Ministria e Financave insiston të bëhet ajo në ligje, që do të nënkuptonte mashtrim të mundshëm të të gjithë punonjësve, të bëhen ligje pa pjesëmarrjen e sindikatave, vetvetiu të bëjnë koeficientë të kompleksitetit që do të thotë se edhe ajo që parashikohet në marrëveshjen e përgjithshme kolektive nuk duhet të hyjë në fuqi siç duhet nga viti 2025", tha Deanoski.

Në protestë të premten do të bashkëngjiten edhe punonjësit e Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), të cilët paralajmërojnë grevë dhe nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, janë të gatshëm për ndërprerje të plotë të punës.

"Punonjësit e Fondit për sigurim shëndetësor në Republikën e Maqedonisë kanë paga më të ulëta nga të gjitha organet e administratës shtetërore. Mbi 50 për qind e tyre, as edhe me dy paga nuk mund ta arrijnë shportën minimale sindikale e cila tani arrin 48.389 denarë. Në krahasim me institucionet tjera me të cilat FSSH ka aktivitet të ndërlidhur, punonjësit e FSSH kanë nga 120 deri në 150 euro paga më të ulëta për të njëjtin vend pune", tha Deanoski.

Sa u takon negociatave, ai informoi se ata prej gjysmë viti zhvillohen me udhëheqësinë e FSSH-së që të gjithë punonjësit të kenë rritje të pagave prej 15 për qind edhe pse u është premtuar se do të kenë rritjen në gusht të këtij viti, janë paguar vetëm 2.5 për qind dhe u është thënë se për pjesën tjetër nuk kanë pëlqimin e Ministrisë së Financave.

"Meqenëse lartësia e pikëve për llogaritjen e pagave e sjell Këshilli drejtues, kërkojmë që në seancën e radhës të KD të merret vendim për rritjen e pagave nga 7,5 në 10 mijë denarë, varësisht nga niveli që të punësuarit e kryejnë", tha Deanoski.

Nëse nuk bëhet harmonizimi i pagave, siç thekson Deanoski, ata janë të gatshëm të ndërpresin pranimin dhe pagesën e të gjitha pushimeve mjekësore, sigurimit shëndetësor...

"Me këtë është e mundur që të gjitha institucionet shtetërore, përkatësisht të punësuarit të mbeten pa sigurim shëndetësor", nënvizon Deanoski.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR