• e enjte, 26 dhjetor 2024

AOGJSH në bisedime në Qeveri

AOGJSH në bisedime në Qeveri

Shkup, 27 tetor 2023 (MIA) - Përfaqësuesit e Sindikatës së punonjësve nga administrata, organet e gjyqësisë dhe shoqatat e qytetarëve (AOGJSH) kanë arritur në takim në Qeveri, ku siç kanë paralajmëruar me përfaqësuesit e qeverisë do të bisedojnë për problemet në shërbimin e prokurorisë publike dhe atë gjyqësor.

Në periudhën e kaluar, të punësuarit protestuan duke kërkuar rritje prej 78 për qind të pagave dhe kthimin e shtesave në pagë.

Të enjten e kaluar, administrata gjyqësore paralajmëroi se nuk do të trajtojë asnjë nga lëndët urgjente nëse Qeveria nuk ulet në tryezën e bisedimeve me Sindikatën.

Pasi shërbimi i prokurorisë publike para një muaj filloi me grevë,rreth një muaj më parë Qeveria formoi grup pune për zgjidhjen e kërkesave të administratës gjyqësore.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR