• e shtunë, 23 nëntor 2024

Anulohet vizita e Fon der Lajen në Podgoricë

Anulohet vizita e Fon der Lajen në Podgoricë
Beograd, 29 tetor 2022 (MIA) - Vizita e kryetares së Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen në Mal të Zi është anuluar për shkak se aeroplani i saj nuk mundi të fluturonte nga aeroporti në Beograd për shkak të mjegullës. Fon der Lajen dje ka vizituar Bosnja e Hercegovinën dhe Serbinë, ndërsa sot është dashur të vizitojë Malin e Zi, në kuadër të një turneu rajonal nëpër Ballkanin Perëndimor. Në Mal të Zi, ajo duhej të takohet me presidentin malazes Milo Gjukanoviç dhe kryeministrin Dritan Abazoviq. "Vizita e sotme e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, në Mal të Zi, fatkeqësisht do të duhet të shtyhet për një datë tjetër, sepse për shkak të kushteve atmosferike, aeroplani i delegacionit nuk mund të fluturojë nga aeroporti i Beogradit. Vizita do të organizohet në një datë të re që do të dakordohet reciprokisht", tha delegacioni i BE-së në Podgoricë. Mali i Zi do të marrë mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian për të kapërcyer krizën e pritshme energjetike dhe kjo ishte arsyeja kryesore e vizitës së Fon der Lajen. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR