• e diel, 24 nëntor 2024

Anulohet pjesa zbavitëse e karnavalit të Vevçanit, paradë simbolike nën maska

Anulohet pjesa zbavitëse e karnavalit të Vevçanit, paradë simbolike nën maska

Shkup, 13 janar 2024 (MIA) - Karnavalet e Vevçanit e kanë anuluar pjesën zbavitëse të këtij manifestimi për shkak të vdekjes së një të riu nga Vevçani, bëri të ditur sot kryetari i komunës, Spase Koçoveski.

"Tragjedia që ndodhi mbrëmë në Vevçan në një aksident trafiku, jetën e humbi një i ri i Vevçanit, banor i Vevçanit. Rrugët e 13 janarit nuk kanë qenë asnjëherë në këtë gjendje. Vevçani është një vend i vogël, të gjithë jemi si një familje. Ngjarje të tilla fatkeqe na trondisin. Koncerti i sontëm është anuluar. Vevçani këtë ditë e ka pritur plot një vit, por jo në këtë mënyrë", tha Koçoveski.

null

Kryetari i Komunës së Vevçanit theksoi se sot paradite kanë pasur takim me shoqatat vevçanase dhe se parada do të mbahet në një formë minimale.

"Mëngjesin e sotëm nuk kemi vërejtur persona të maskuar, nuk ka qenë asnjëherë kështu", tha Koçoveski dhe shtoi se restorantet do të punojnë pa muzikë.

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska deklaroi se nuk e mban mend Vevçanin kështu dhe shprehu keqardhje deri te familja e të riut.

"Fatkeqësisht e di si duket ajo dhimbje. Atë që do e vendosin qytetarët e Vevçanit ajo edhe do të ndodhë. Vitin e ardhshëm tradita do të vazhdojë më tutje. Shpresoj që ngjarje të tilla të pakëndshme të mos ndodhin më", ka thënë ministrja Kostadinovska Stojçevska.

Një 19 vjeçar me inicialet M.M. mbrëmë ka ndërruar jetë në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 1:20 në rrugën lokale mes Vevçanit dhe fshatit Podgorc të Strugës, njofton SPB Ohër.

Policia informoi se ekipet policore kanë kryer kontroll në vendin e ngjarjes si dhe prokurori publik ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve nga Vevçani, ku sot duhet të mbahet karnavali tradicional i Vevçanit, bëhet fjalë për djalin e ish-deputetit Kërsto Mukoski.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR