• e enjte, 26 dhjetor 2024

Antonovski: Tregimi ynë është hyrja në BE, ne duhet të zbatojmë gjërat thelbësore

Antonovski: Tregimi ynë është hyrja në BE, ne duhet të zbatojmë gjërat thelbësore

Shkup, 20 mars 2023 (MIA) - Ne nuk jemi në gjendje të diktojmë se si do të zhvillohen proceset e anëtarësimit në BE. Për Serbinë, ky është një çmim politik që po paguajnë në këtë moment dhe ka një ndryshim të madh. Ata disi heqin dorë nga territori, ne nuk kemi një histori të tillë. Historia jonë është anëtarësimi në BE dhe nuk pres që të ndryshojë asgjë në këtë drejtim, nëse nuk zbatojmë ato gjëra thelbësore si sundimi i ligjit, zgjidhja e korrupsionit dhe e gjithë paketa që nënkupton një mjedis demokratik dhe standarde që njihen në Evropë, tha drejtori i Agjencisë Informative Mediatike (MIA) Dragan Antonovski në emisionin "Vetëm e vërteta" në Kanal 5.

Ai shtoi se nëse duam të funksionojmë si shtet, duhet të zbatojmë këto gjëra thelbësore, ndërsa siç tha, tregimet historike janë lënë mënjanë dhe do të mbeten aty.

"Tregimi ynë është inkuadrimi në Bashkimin Evropian dhe këtu duhet të ju jepni mënyrën se si ata ju perceptojnë, jo ashtu siç e imagjinojmë ne. Tregimet historike janë lënë mënjanë dhe mendoj se do të mbeten mënjanë. Bullgarët do të vazhdojnë me retorikën e tyre, por nuk pres që Maqedonia të mbetet e rrezikuar në atë pjesë nëse nuk e zbaton atë që duhet", tha Antonovski, duke folur për procesin e anëtarësimit të vendit tonë në BE.

Në lidhje me propozimin francez, Antonovski mendon se ndoshta i njejti është dashur të sqarohet  paraprakisht, gjegjësisht cilat  janë përparësitë dhe cilat mangësitë, dhe çfarë na përshtatet e çfarë jo, që pastaj të ndërtohet  një konsensus në shoqëri dhe të vazhdohet më tutje.

"E pamë që opozita nuk është dakord me ndryshimet kushtetuese dhe tani po hyjmë në një fazë ku themi se duhet të përfshijmë opozitën, të formojmë grupe të përbashkëta dhe të shohim se çfarë do të bëjmë më tutje. Është pak vonë. VMRO-DPMNE e "drejton" rrëfimin për ndryshimet kushtetuese sepse e di se ato nuk mund të ndodhin në Kuvend, pa votat e tyre. Jemi në krizë politike, duan të bëjnë zgjedhje dhe zgjedhjet do të vijnë nuk janë shumë larg. Ne shkojmë pas efekteve dhe jo shkaqeve. Por cila është poenta? A duam BE dhe a duam një sistem të ndërmjetëm apo duam shembje dhe fitim pushteti? Kjo është pasojë e një sistemi të zhvilluar shtrembër dhe ne duam të funksionojmë si Evropa, por nuk duam të ndryshojmë asnjë shprehi", shtoi Antonovski. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR