• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Antonovski: Çmimi është Maqedonia, çmimi nuk është nëse në pushtet do të jetë Mickoski apo Kovaçevski, ndërkaq partitë politike nuk e kuptojnë atë

Antonovski: Çmimi është Maqedonia, çmimi nuk është nëse në pushtet do të jetë Mickoski apo Kovaçevski, ndërkaq partitë politike nuk e kuptojnë atë

Shkup, 22 gusht 2023 (MIA) - Nëse mendojmë për interes shtetëror, në situatën kjo është hyrje në BE, qytetarët deklarohen dhe në interes të tyrin është hyrja në BE. Në cilën mënyrë do të hyjmë, këtu është kapaciteti i atyre që po negociojnë, kapaciteti i partive politike, këtu është kapaciteti i shtetit çka do të nxjerrë si negociuese dhe çka do të nxjerrë si ofertë dhe në cilën mënyrë do të dakordohet, theksoi Dragan Antonovski, drejtor i Agjencisë informative mediatike (MIA) në "Lajme plus" në Televizionin kanal 5, duke folur për ndryshimet kushtetuese, për gjendjen momentale politike dhe për atë si do të vazhdonte procesi.

Sipas tij, procesi ka filluar dhe do të zgjasë. Antonovski theksoi se çmimi është Maqedonia, çmimi nuk është nëse në pushtet do të jetë Mickovski apo Kovaçevski, ndërkaqpartitë politike nuk e kuptojnë këtë. Çmimi është, thotë, ta nxjerrim kapacitetin maksimal të shoqërisë madje edhe qeveri e përbashkët, madje edhe qeveri e prëbërë nga më të fuqishmit të cilët në zgjedhje do të fitojnë dhe në atë mënyrë do t'i ndajnë vendet se kush sa do të marrë.

"VMRO-DPMNE thotë se nuk ka për çka të bisedohetpërveç se për zgjedhje të parakohshme, LSDM thotë se nuk ka për çka të bisedohet përveç se për hyrje në BE. Ato janë pozicione normale partiake sepse niset nga interesi partiak, dhe jo shtetëror. Ne i përziem gjërat dhe kjo zgjatë me vite, barazohet interesi shtetëror me atë partiak", tha Antonovski.

I pyetur nëse është zgjidhja më ideale nëse ka zgjedhje të parakohshme dhe bëhet qeveri, në të cilën do të ishin edhe LSDM edhe VMRO-DPMNE, Antonovski thotë se ajo ide është e realizueshme nëse dëshirojmë të ulemi të punojmë në interes të Maqedonisë, jo në interes të partisë dhe jo në interes personal. është e realizueshme, tha, nëse dëshirojmë ta nxjerrim maksimumin nga shoqëria, nga njerëzit të cilët mund të ofrojnë diçka më shumë se interesi partiak. Ana tjetër, potencoi, është të mbetemi të presim me gjenerata. 

"BE-ja nuk është një shkop magjik, por BE-ja është një sistem që është dëshmuar se është funksional, sistemi ynë është dëshmuar se është jofunksional. Institucionet tona janë institucione të robëruara në një farë mënyre nga ushtritë partiake, të cilët presin të vijë në pushtet njëra strukturë dhe pastaj tjetra", tha mes tjerash Antonovski.

I pyetur nëse mendon se presioni diplomatik mund të japë fryte, Antonovski u përgjigj se duhet të diskutohet.

Lidhur me reagimin e opozitës se nuk janë konsultuar para procesit, Antonovski konsideron se ky është një gabim dhe është dashur të diskutohet.

"Pse është problem sërish të mbahet një takim lidershipi. E kam fjalën për ekipet, për të shfrytëzuar kapacitetin e shoqërisë. Nuk kemi kohë të presim për shkak të qytetarëve", theksoi Antonovski, duke shtuar se të rinjtë nuk do të presin, të pakënaqurit nuk do të presin, por ndoshta do të presin biznesmenët që veprojnë në këtë, siç tha, sistem të turbulltë dhe fitojnë mirë. 

I pyetur nëse po radikalizohet blloku politik shqiptar, Antonovski vlerësoi se "Shoqëritë e Ballkanit janë të lodhura dhe funksionojnë me manipulime dhe propaganda". "Nuk ka një histori me Shqipëri të madhe, nuk ka një histori me Bullgari të Madhe, me Serbi të madhe. Ka politikanë që nuk kanë koncept tjetër, shfryrtëzojnë momentin e frikës, për të sunduar me frikën. Nuk duhet anashkaluar, duhet të keni kujdes, sepse ato struktura që nxjerrin në pah atë frikë, mund të manipulojnë diçka të kufizuar, të kontrolluar, tha Antonovski. 

Foto: MIA printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR