• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Antikorrupsioni hapi lëndë për zëvendëskryeministrin e parë Grubi

Antikorrupsioni hapi lëndë për zëvendëskryeministrin e parë Grubi

Shkup, 27 shkurt 2023 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në mbledhjen e sotme të rregullt konfirmoi se dhjetë ditë më parë është hapur lëndë kundër zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit për sistemit politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, pasi në opinion u publikuan informacione për shtimin e pasurisë së tij dhe të familjarëve të tij.

"Kemi një lëndë të hapur pas kallëzimit, po veprohet në lëndën. Kur të kemi informata konkrete, do t'i bëjmë publike, theksuan nga KSHPK-ja në seancën e rregullt.

Anëtarët e KSHPK-së, në përgjigje të vërejtjes së një gazetari se Qeveria nuk vepron sipas rekomandimeve të tyre për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga zyrtarët shtetërorë, ndërsa lidhur me rastin e fundit të keqpërdorimit të automjeteve zyrtare nga ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, u përgjigjën se Qeveria “duhet të mendohet dhe të mbajë llogari për rekomandimet e Komisionit Antikorrupsion.

Nga KSHPK-ja e porositën Qeverinë se ka një kod etik sipas të cilit mund të veprojë.

"Qeveria shpesh thotë se nuk janë organ hetues, por kanë një kod etike sipas të cilit duhet të veprojnë. Rekomandimet që i japim qeverisë, veçanërisht zëvendëskryeministrit përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë, janë që të mund të veprojnë sipas kodit të etikës. Ka dobësi dhe keqpërdorime, por nuk kemi mekanizma për veprim të mëtutjeshëm", thonë nga KSHPK-ja.

Ata shtojnë se qeveria mund të mos iu përgjigjet rekomandimeve të KSHPK-së, por e gjithë kjo është e përfshirë në raportet e Komisionit Evropian, sidomos në këtë periudhë kur bëhet skriningu.

Më herët, deputeti i VMRO-DPMNE-së Mile Lefkov ka akuzuar se Qeveria, PP-ja dhe KSHPK-ja ende heshtin për, siç tha ai, “skandalin me Artan Grubin dhe kompaninë e tij familjare”.

Por, zëvendëskryeministri i parë, Grubi nga foltorja e Kuvendit së fundmi ka sqaruar situatën me vëllain e tij pas akuzave të shumta nga ana e VMRO-DPMNE-së. Grubi ka thënë se vëllai i tij për 20 vite punon biznes privat dhe me të nuk ka asnjë lidhje ose pikë të përbashkët. Ai ka dhënë detaje edhe për dyqanin e apostrofuar nga opozita për të cilin thotë se është marrë me kredi.

“Në lidhje me vëllain, 20 vite punon biznes privat, me të cilin unë nuk kam asnjë pikë të përbashkët, zero dhe të të informoj se kontrata me një fqinj tëndin është bërë edhe t’i e njeh, është pesë herë më i vogël se ai që po e shpif në media dhe është bërë nga person fizik përmes kredisë me hipotekë që paguhet për 20 vite”, deklaroi Grubi, duke shtuar se VMRO-ja është organizatë kriminale dhe se ata e shpikën korrupsionin dhe se ata vetë e kanë pranuar këtë. ls/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR