• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Antikorrupsioni do të dorëzojë lëndë deri në PTHP kundër ish kryetarit Konevski për posedim të paligjshëm të hapësirës afariste

Antikorrupsioni do të dorëzojë lëndë deri në PTHP kundër ish kryetarit Konevski për posedim të paligjshëm të hapësirës afariste

Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot në seancën e 100-të ka marrë vendim për dorëzimin e rastit në Prokurorinë Themelore Publike si dhe deri te Policia financiare kundër ish kryetarit të Aerodromit, Ivica Konevski për shfrytëzimin e funksionit për kryetar dhe të ndryshojë planin detaj urbanistik tek "Majçin dom" dhe në vendin ku ka qenë e regjistruar hapësirë e gjelbër që në këtë rast të regjistrohet një objekt 9 katësh.

Nga Antikorrupsioni dyshojnë se Koneski për përfitim personal - duke marrë një hapësirë për zyrë prej 312 metra katrorë, ka shfrytëzuar pozitën e kryetarit të komunës dhe në vend të zonës së gjelbër ka projektuar ndërtesë.

Kryetarja e KSHPK-së, Bilijana Ivanovska tha Prokuroria dhe Policia financiare të hetojnë se si është përfituar hapësira afariste dhe nga janë marrë mjetet për të poseduar atë hapësirë afariste.

"Kjo lëndë u formua pas nismës së tij, pas zërit të qytetarëve për ndërtimin e një ndërtese pranë Majçin dom. Në kohën e qeverisjes së kryetarit të komunës Ivica Konevski është ndryshuar Plani detal urbanistik në atë mënyrë që është fshirë gjelbërimi dhe është vendosur pullë për objekt 9 katësh. Më vonë Konevski u bë pronar i një hapësire prej 312 metra katrorë të cilën e ka lidhur me pronarin 'ZPS Komerc'. Ka thënë se do ta paguaj me qira kontraktuale me kompaninë “Tineks” për 12 vjet dhe me “Avicena” si qiramarrës për periudhën nga viti 2022 deri në vitin 2027”, ka thënë Ivanovska në seancën e fundit të Komisionit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR