• e premte, 10 janar 2025

Ansu Fati i gatshëm të largohet nga Barcelona

Ansu Fati i gatshëm të largohet nga Barcelona

Barcelonë, ​​8 gusht 2023 (MIA) - Sulmuesi i krahut nga radhët e Barcelonës, Ansu Fati nuk e ka përjashtuar mundësinë e transferimit në një ekip tjetër, transmeton "Relevo".

Më parë, futbollisti 20-vjeçar dëshironte të mbetej dhe të luftonte për një vend në formacionin titullar, por tani ka ndërruar mendje. Së fundmi ka pasur informacione për interesim për të nga Al-Hilal dhe PSZH.

Fati është në Barcelonë që nga viti 2012. Kontrata e tij aktuale është deri në vitin 2027.

Në sezonin 2022/23, lojtari ka realizuar 36 ndeshje në La Liga, ka shënuar shtatë gola dhe dha katër asiste.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR