• e enjte, 26 dhjetor 2024

Anketë e IRI-t: Mbështetje në rritje për anëtarësimin në BE, mungesë besimi në sundimin e ligjit

Anketë e IRI-t: Mbështetje në rritje për anëtarësimin në BE, mungesë besimi në sundimin e ligjit

Shkup, 10 korrik 2023 (MIA) - Mbështetje në rritje për anëtarësim në BE, niveli i ulët i besimit në sundimin e ligjit dhe dallime në drejtimin e lëvizjes në nivel lokal dhe kombëtar, tregon anketa e Qendrës për Hulumtime kërkimore të Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) për Maqedoninë e Veriut. Është kryer në periudhën nga 8 prilli deri më 4 maj 2023, përmes intervistave ballë për ballë në shtëpitë e të anketuarve, në një mostër përfaqësuese kombëtare prej 1204 të anketuarish, të moshës 18 vjeç e lart.

Siç theksohet në kumtesën, të pyetur nëse e mbështesin integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, 79 për qind e të anketuarve të rritur janë përgjigjur me “po”, që paraqet një rritje prej gjashtë pikësh përqindjeje krahasuar me anketën e bërë tetorin e kaluar.

"Rritja e mbështetjes për integrimin në BE është një shenjë se institucionet perëndimore ofrojnë shpresë për një të ardhme të suksesshme. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut e konsiderojnë integrimin me një bllok demokratik siç është BE-ja si çelës për paqen dhe përparimin", deklaroi Pol Mekarti,  drejtor i IRI për Evropën.

Anketa, theksohet, ka treguar gjithashtu se shumica e qytetarëve nuk i besojnë sundimit të ligjit. Vetëm 31 për qind e të anketuarve, shtohet, janë pajtuar se ligji vlen njësoj për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, që është niveli më i ulët deri më tani, ndërsa 65 për qind nuk janë pajtuar me këtë deklaratë.

"Anketa jonë tregon se një numër më i vogël i qytetarëve kanë besim në zbatimin e barabartë të ligjit", tha Mekarti dhe shtoi se "liderët në Shkup duhet t'i referohen kësaj çështje nëse duan të ushqejnë besim në qeverinë dhe institucionet politike të vendit". ".

Përveç kësaj, qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të ndarë në drejtim në të cilin po lëviz vetëqeverisja e tyre lokale në krahasim me drejtimin në të cilin po lëviz shteti. Kështu, thuhet tutje, 28 për qind e të anketuarve besojnë se komuna e tyre po ecën në drejtimin e duhur, ndërsa vetëm 14 për qind e mendojnë të njëjtën gjë për vendin në tërësi.

Anketa është kryer në emër të Qendrës për hulumtime kërkimore ga Brima, një kompani e hulumtimit të tregut (anëtare e grupit KANTAR). Të dhënat peshohen sipas moshës, gjinisë, rajonit, popullsisë urbane/rurale dhe përkatësisë etnike. Marzhi i gabimit për të gjithë mostrën nuk është mbi ± 2.8 pikë me një nivel besimi prej 95%. Shkalla e përgjigjeve është 74%.

Anketa u krye me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci. ls/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR