• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Anketë: Vendi po lëvizë në drejtim pozitiv, Mickoski me rejting më të madh mes politikanëve

Anketë: Vendi po lëvizë në drejtim pozitiv, Mickoski me rejting më të madh mes politikanëve

Shkup, 1 nëntor 2024 (MIA) - Maqedonia e Veriut po lëvizë në drejtim pozitiv, konsiderojnë shumica e qytetarëve të cilët në anketën e fundit telefonike të IPSOS u përgjigjën pozitivisht edhe në pyetjen për punën e Qeverisë në 100 ditët e para nga zgjedhja. Problem më i madh sipas tyre janë krimi dhe korrupsioni, si dhe ekonomia dhe standardi jetësor. Politikani me më së shumti besim tek qytetarët është kryeministri Hristian Mickoski, si dhe VMRO-DPMNE.

Në anketën telefonike e krahasuar prej 9 deri më 13 tetor në 1200 të anketuar, në pyetjen në çfarë drejtimi po lëvizë vendi, 25 për qind e të anketuarve u përgjigjën se po shkon nëd rejtim pozitiv, 24,9 deri diku pozitiv, 12,5 deri diku negativ, negativ 24,3 për qind, ndërkaq me nuk e di apo pa përgjigje ishin 13,2 për qind e qytetarëve të anketuar.

Për atë se cili është mendimi i qytetarëve për punën e Qeverisë në 100 ditët e para, 28,4 për qind u përgjigjën se ajo është pozitive, 27,1 deri diku pozitive, 9,3 deri diku negative, 21,6 për qind negative dhe me nuk e di apo pa përgjigje ishin 13,6 për qind prej tyre.

Nëse merret parasysh puna e Qeverisë në 100 ditët e para, 51,1 për qind e qytetarëve konsiderojnë se ajo është më e mirë nga qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së, 12,7 për qind se është më e keqe, 28,6 për qind se është e njejtë ndërsa me nuk e di apo përgjigje ishin 7,6 e të anketuarve.

Në pyetjen se kush është problemi më i madh me të cilin përballet Maqedonia dhe Qeveria duhet urgjentisht ta zgjidhë 37,5 për qind u përgjigjën se ky është krimi dhe korrupsioni, 19,7 për qind ekonomia dhe standardi jetësor, e më pas janë papunësia, çmimet e larta, cilësia në arsim, shëdnetësi...

Qytetarët kanë besim më të madh tek kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski 27,8 për qind, por pothuajse përfarsisht 26,5 për qind u prëgjigjën se nuk kanë besim tek asnjë politikan.

Me rejting më të madh pas kryeminsitrit Mickoski mes politikanëve maqeodnas është Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së me 5,5 për qind, Maksim Dimitrievski me 4,3 për qind, Dimitar Apasiev nga E Majta me 4 për qind, përderisa tek liderët e partive shqiptare në krye është Ali Ahmeti nga BDI me 8,6 për qind, Arben Taravari me 2,7 për qind dhe Izet Mexhiti nga LD me 1,9 për qind.

Në anketën partiake në terren të tetorit t. VMRO-DPMNE-së të bërë mes 1005 të anketuarve, rejting ,ë të madh ka kjo parti në pushtet përkatësisht nëse mbahen zgjedhjet, 26 prë qind e qytetarëve do të votojnë për këtë parti.

Për BDI-në, VLEN-in dhe LSDM-së do të votonin shtatë për qind e të anketuarve, për Të Majtpn pesë, për ZNAM dy, nuk do të votojnë u përgjigjën 23 për qind, refuzuan të përgjigjen 14 për qind...

Më shumë se gjysma e të anketuarve u përgjigjën se nuk e mbështesin marrëveshjen franceze, prëderisa 28 prë qind se e mbështesin.

Në pyetjen nëse mendoni se duhet të bëhet ndryshim i Kushtetutës dhe të fillohen negociatat me BE-në nëse ndryshimi i Kushtetutës ka veprim të shtyrë, 52 për qind u përgjigjën me po, ndërsa 42 për qind kundër ndryshimit të Kushtetutës dhe me kusht të këtillë. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR