• e diel, 24 nëntor 2024

Anketë: Tetëdhjetë për qind e investitorëve gjermanë do të investonin sërish në shtet

Anketë: Tetëdhjetë për qind e investitorëve gjermanë do të investonin sërish në shtet

 Shkup, 7 qershor 2023 (MIA) - Tetëdhjetë për qind e investitorëve gjermanë sërish do të investonin në shtet, ndërsa për 71 për qind rritja e çmimit të energjisë është një nga rreziqet më të mëdha për zhvillimin e tyre, tregon sot hulumtimi i  prezantuar  për klimë afariste të Delegacionit të Ekonomisë Gjermane në Maqedoninë e Veriut AHK dhe Shoqatës Ekonomike Maqedoni e Veriut-Gjermani.

Në anketën, e zbatuar në shkurt dhe mars të këtij viti me pjesëmarrjen e 45 prej gjithsej  150 anëtare të shoqatës, 80 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se duan ta zgjerojnë investimin, si dhe të rrisin numrin e vendeve të punës në shtet. Kompanitë e anketuara shprehen të kënaqura nga  kualifikimi dhe produktiviteti i të punësuarve, si dhe nga cilësia dhe disponueshmëria e furnitorëve lokalë, por shprehën pakënaqësi  në lidhje me luftën kundër korrupsionit, sigurinë juridike dhe efikasitetin e administratës publike. 

 

Antje Vandelt, drejtoreshë e AHK Maqedonia e Veriut dhe anëtare menaxhuese e K[shillit të Shoqatës Ekonomike Maqedoni e Veriut-Gjermani, në prezantimin e rezultateve të hulumtimit e theksoi rolin e Gjermanisë si një partner i rëndësishëm tregtar dhe një nga investitorët më të mëdhenj në vend.

"Ekonomia botërore, ndlrsa me këtë edhe dy ekonomitë tona ndodhen në pozitë të vështirë, por kënaq fakti që kemi një trend pozitiv në shkëmbimin tregtar, i cili vitin e kaluar arriti në 4.8 miliardë euro", tha Vandelti. 

 Sipas anketës, këtë vit krahasuar me vitin e kaluar për 10 për qind është rritur numri i kompanive gjermane që duan ta zgjerojnë investimin e tyre në shtet, vetëm 11 për qind presin  ta ulin numrin e vendeve të punës gjatë vitit, ndërsa 30 për qind ta rrisin. 

 Zëvendësambasadori i Gjermanisë në shtet, Oto Graf, theksoi se edhe krahas sfidave në ekonomi, ka tregues pozitivë që tregojnë për kënaqësinë e investitorëve të pranishëm. Kjo, theksoi, e mbështet faktin se 80 për qind e kompanive të anketuara sërish  do të zgjidhnin  Maqedoninë e Veriut si lokacion për realizimin e investimit të tyre.

 

 

 Kompanitë e përfshira në hulumtim kanë dhënë një vlerësim pozitiv për gjendjen e tyre afariste, ndërsa vlerësimi për gjendjen e përgjithshme ekonomike është më pak pozitiv. Dhe kështu, 22 për qind e kompanive të anketuara gjendjen e tyre aktuale afariste e vlerësojnë si të mirë, ndërsa 31 për qind presin të ketë përmirësim këtë vit, që është për 11 për qind më shumë se në  hulumtimin e vitit 2022.

 Është rritur edhe përqindja e atyre që  sivjet presin përmirësim të rezultateve  afariste në kompaninë e tyre. Pothuajse gjysma e kompanive të anketuara, 47 për qind, presin rritje të shitjeve, ndërsa 22 për qind rënie. Trend pozitiv  kanë në shitjet e destinuara për eksport, 39 për qind e të anketuarve presin rritje të eksportit këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar kur me një pritje të tillë kanë qenë 28 për qind.

 Sipas 22.3 për qind, zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar do të normalizohen deri në fund të vitit, 2.2 për qind presin që kjo të ndodhë brenda dy muajve, 44.44 për qind kanë dhënë përgjigje - brenda vitit të ardhshëm. Njëzet për qind, ndërkaq, kanë theksuar se nuk do të ketë kthim të gjerë në gjendjen fillestare.

 Kompanitë gjermane të cilat punojnë në shtet punësojnë më shumë se 20.000 persona. Dhe anketa e sivjetshme tregon mungesën e punëtorëve të kualifikuar, dhe siç përkujtoi Vandelti, tashmë po zbatohet një program për arsim   profesional dual  tsipas modelit gjerman në bashkëpunim me 15 kompani partnere dhe shtatë shkolla profesionale në Kavadar, Veles, Prilep, Manastir, Ohër, Tetovë dhe Kumanovë. Më shumë se 420 nxënës momentalisht janë duke u trajnuar sipas standardeve gjermane për arsim profesional dual dhe këtë vit  do të regjistrohen 135 nxënës në paralele të tilla", paralajmëroi Vandelt.

 Gjashtë për qind e kompanive të anketuara janë me seli në shtte, 33 për qind janë nga Gjermania, ndërsa  4,4 për qind janë nga Austria. Pjesa më e madhe janë kompani të vogla dhe të mesme me më pak se 250 të punësuar. ar/

 Foto: AHK, MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR