• e enjte, 26 dhjetor 2024

Anketë: Shumica e amerikanëve janë të kënaqur me fitoren e Trampit dhe lëvizjet për transferin e pushtetit

Anketë: Shumica e amerikanëve janë të kënaqur me fitoren e Trampit dhe lëvizjet për transferin e pushtetit

Uashington, 25 nëntor 2024 (MIA) - Shumica e amerikanëve janë të kënaqur që Donald Trampi fitoi zgjedhjet presidenciale, si dhe lëvizjet e tij gjatë tranzicionit të pushtetit, tregon anketa e fundit e realizuar nga rrjeti televiziv Si-Bi-Es Njuz dhe kompania e marketingut JuGov.

Njëzet e katër për qind e të anketuarve ishin të kënaqur me faktin që Trampi fitoi zgjedhjet, ndërsa 31 për qind deklaruan se ishin të lumtur për këtë, poblikoi Uashington tajms.

Rreth 59 për qind e të anketuarve janë të kënaqur me lëvizjet e Trampit në periudhën e transferit të pushtetit. Mes republikanëve, 54 për qind janë të shqetësuar për atë që Trampi do të bëjë kur të marrë funksionin, ndërsa 41 për qind deklaruan se janë optimistë për këtë.

Midis demokratëve të anketuar, 50 për qind thanë se kishin frikë se çfarë do të bënte Trampi kur do ta marrë funksionin, ndërsa 30 për qind thanë se ishin të shqetësuar.

Shumica e republikanëve, madje 78 për qind, deklaruan se fitorja e Trampit i inspiroi ta mbështesin atë.

Kur bëhet fjalë për personat që Trampi ka zgjedhur të jenë anëtarë të administratës së tij, 89 përqind e të anketuarve besojnë se është e rëndësishme që këta persona të shprehin mendimin e tyre me ndershmëri, ndërsa 86 përqind thanë se është e rëndësishme që ata të kenë përvojë në sektorin ose agjencinë që do të udhëheqin.

Më shumë se gjysma e amerikanëve të anketuar (65 përqind) besojnë se demokracia në SHBA është nën kërcënim, ndërsa 35 përqind mendojnë se nuk është. rq/sa/

QËNDRONI TË LIDHUR