• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Anketë: Laburistët para fitores rekorde në zgjedhjet në Britani të Madhe

Anketë: Laburistët para fitores rekorde në zgjedhjet në Britani të Madhe

Londër, 3 korrik 2024 (MIA) - Partia laburiste britanike do të shënojë fitore rekorde në zgjedhjet në Britani të Madhe, kumtoi agjencia për hulumtim të mendimit publik "Survejshën" (Survation).

Sipas anketës, laburistët e Kir Starmer do të fitojnë 484 nga 650 vende në Parlamentin britanik, shumë më tepër se 418 që i fitoi ish-lideri i partisë TOni Bler në fitoren e tij në vitin 1997, transmetojnë mediumet britanike.

Agjencia parasheh se konservatorët, të cilët ishin në pushtet në 14 vitet e fundit, do të fitojnë vetëm 64 vende, që do të ishte rezultati më i ulët zgjedhor nga themelimi i partisë në vitin 1834, përderisa Partia djathtiste reformiste do të fitojë vetëm shtatë vende.

Zgjedhjet nacionale në Britani të Madhe do të mbahen më 4 korrik. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR