• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Anketë e Rojters/Ipsos: Haris e rriti epërsinë para Trampit në katër për qind

Anketë e Rojters/Ipsos: Haris e rriti epërsinë para Trampit në katër për qind

Uashington, 30 gusht 2024 (MIA) - Kandidatja e demokratëve, Kamalla Haris është në epërsi ndaj republikanit Donalld Tramp me 45 për qind përkundër 41 për qind në anketën e Rojters/Ipsos.

Epërsia prej katër pikëve procentuale mes votuesve të regjistruar është më e madhe se epërsia prej një pikë t[ Harisit para ish-presidentit në anketën e Rojters/Ipsos nga fundi i korrikut. Anketa e re, e cila u krye gjatë tetë ditëve deri të mërkurën dhe ka margjinë gabimi prej dy pikëve procentuale, tregoi se Haris merr mbështetje më të madhe mes grave dhe hispano-amerikanëve.

Haris kryeson para Trampit me 49 për qind përkundër 36 për qind, apo 13 pikë procentuale, edhe tek gratë edhe tek votuesit hispano-amerikanë. Në katër anketa të Rojters/Ipsos të mbajtura në korrik, Haris pati nëntë pikë epërsi tek gratë dhe gjashtë pikë epërsi tek hispano-amerikanët.

Tramp epërson mes votuesve të bardhë dhe burrave, në dy rastet me epërsi të ngjashme si në korrik, edhe pse epërsia e tij mes votuesve pa diplomë fakulteti është ulur në shtatë pikë në hulumtimin e fundit, që është rënie në raport me 14 pikë në korrik.

Rezultatet tregojnë se si ndryshoi gara për president të SHBA-së gjatë verës. Presidenti Xho Bajden (81) u tërhoq nga fushata e tij më 21 korrik, pas debatit katastroal kundër Trampit, që shkaktoi thirrje nga kolegët e tij dmeokratë të heqë dorë nga kandidatura e tij për rizgjedhje.

Prej atëherë, Haris është në eërsi ndaj Trampit në anketat nacionale, por edhe në disa "suing" shtete kritike. Përderisa anketat nacionale, përfshirë edhe të Rojters/Ipsos, japin sinjale të rëndësishme për qëndrimet e elektoratit, rezultatet nga kolexhi zgjedhor për secilin shtet e caktojnë fituesin, ndërsa fitorja në disa shtete me siguri do të jetë vendimtare.

Në shtatë shtetet ku zgjedhjet në vitin 2020 ishin më afër - Viskonsin, Pensilvani, Xhorxhia, Arizona, Karolina Veriore, Miçigen dhe Nevada - Tramp ka 45 përkundër 43 për qind epërsi para Harisit, por anketa e veçantë e Bloomberg News/Morning Consult, e publikuar dje, tregoi se Haris epërson apo është barazuar me Trampin në secilin prej këtyre shteteve. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR