• e shtunë, 23 nëntor 2024

Anketë e IDNj-së: Dhuna fizike mes nxënësve të shkollave të mesme dukuri e shpeshtë në autobusët e transportit publik

Anketë e IDNj-së: Dhuna fizike mes nxënësve të shkollave të mesme dukuri e shpeshtë në autobusët e transportit publik

Shkup, 6 mars 2024 (MIA) - Dhuna fizike mes nxënësve të shkollave të mesme e motivuar në baza etnike, është dukuri e zakonshme në autobusët e transportit publik, tregon anketa “Bullizimi kibernetik në shkollat ​​e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut” realizuar nga Instituti për të drejtat e njeriut (IDNj).

Siç informon Martin Sopronov nga IDNj në aktivitetin e sotëm me rastin e prezantimit të rezultateve të anketës, fëmijët kërkuan që ky problem të alarmohet.

"Pas mbarimit të mësimit, derisa udhëtojnë me autobus, këtu ndodh shpesh që të shqetësohen si psikikisht ashtu edhe fizikisht me armë të ftohta. Paraqiten grupe, të vendosin duart në kamerat e autobusit ku udhëtojnë, njëri mban kamerën që të mos shihet se çfarë po ndodh dhe fëmijët e tjerë pastaj sulmojnë një, dy apo tre. Kjo dhunë fizike shpesh ndodh edhe mes tifozëve, pra pjesëtarë të tifozëve që janë nxënës të shkollave të mesme. Kjo është diçka që duhet të alarmohet dhe fëmijët kërkuan që të alarmohet", ka thënë Sopronov.

Ai shton se persona të Ministrisë së Punëve të Brendshme më veshje civile do të jenë të pranishëm në autobusët 2, 22, 57, 47, 41 dhe 51 të cilët do të lëvizin në relacionin deri në Butel, Radishan, Çento, Gjorçe Petrov, Vllae dhe Draçevë ku më së shpeshti është e pranishme dhuna fizike mes nxënësve të shkollave të mesme.

Anketa e realizuar në kuadër të projektit “Lufta kundër bullizimit kibernetik ndaj vajzave” mbështetur financiarisht nga ambasada kanadeze në Beograd ka për qëllim të tregojë gjendjen me dhunën e bashkëmoshatarëve nëpër shkolla, nëse nxënësit janë viktima të dhunës së bashkëmoshatarëve dhe nëse dinë të njohim bullizmin në shkolla në hapësirën onlajn.

Është realizuar në 18 shkolla nga tetë rajone planore në gjithë vendin duke plotësuar një pyetësor nga 1.017 nxënës të vitit të tretë dhe të katërt. Përgjigjet e marra tregojnë se nxënësit dëshirojnë dhe ndiejnë nevojën për të diskutuar mbi temën e bullizmit kibernetik.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR