• e enjte, 26 dhjetor 2024

Anketë: Afër dy të tretat e qytetarëve me qëndrim pozitiv për "Ballkanin e Hapur"

Anketë: Afër dy të tretat e qytetarëve me qëndrim pozitiv për

 Shkup, 11 qershor 2023 (MIA) - Gjithsej 63.3 për qind e të anketuarve në anketën e Institutit për Hulumtime Politike - Shkup pozitivisht shikojnë në iniciativën "Ballkani i Hapur", në të cilën përveç Maqedonisë së Veriut, anëtare janë edhe Shqipëria edhe Serbia.

Hulumtimi,  i zbatuar për nevojat e emisionit “Detektor” tregon se qëndrim negativ ndaj “Ballkanit të Hapur” kanë  vetëm 15.9 për qind e qytetarëve të anketuar. 

 

Analiza krahasuese me anketën e IPIS nga viti 2020 tregon rritje të besimit të qytetarëve në   “Ballkanin e Hapur”, duke marrë parasysh se atëherë qëndrim pozitiv ndaj iniciativës kanë pasur  42.4 për qind e të anketuarve, ndërsa  qëndrim negativ 39.9 për qind.  

Qëndrim më pozitiv ndaj iniciativës kanë më të rinjtë. Në mesin e të anketuarve nën 30 vjeç mendim pozitiv për "Ballkanin e Hapur" kanë 70.9 për qind.

 

Në pyetjen se me cilin vend në rajon kemi marrëdhënie më të mira, 56.5 për qind e të anketuarve kanë theksuar Serbinë, të ndjekur nga Shqipëria me 11.3 për qind, Turqia dhe Kosova me nga 3.3 për qind, Kroacia me 2.6 për qind, Sllovenia me 1.2, Greqia me 1.1 dhe Bullgaria  me 0.9 për qind.

Nga ana tjetër, si shteti me të cilin vendi ka marrëdhëniet më të këqija, 64.6 për qind e të anketuarve kanë theksuar Bullgarinë, të ndjekur nga Greqia me 9.2, Shqipëria me 3.4, Serbia me 2 dhe Kosova me 1.2 për qind. 

 

Anketa IPIS është zbatuar  përmes telefonit në periudhën nga 2 deri më 6 maj të këtij viti në një mostër përfaqësuese prej 1112 të anketuarve. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR