• e premte, 27 dhjetor 2024

Anketë: 83 për qind rekord e ukrainasve dëshirojnë anëtarësim në NATO

Anketë: 83 për qind rekord e ukrainasve dëshirojnë anëtarësim në NATO
Kiev, 3 tetor 2022 (MIA) – Rreth 83 për qind e ukrainasve duan që vendi i tyre të anëtarësohet në aleancën e NATO-s, njoftoi sot Agjencia e kërkimit të opinionit publik të Kievit, duke cituar rezultatet e një sondazhi të kryer pasi Kievi aplikoi për anëtarësim në bllokun ushtarak. Agjencia "Rejting Grup" kreu një anketë me një kampion prej 2.000 të anketuarve më 1 dhe 2 tetor, pasi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski njoftoi të premten se Ukraina po dorëzon një aplikim të përshpejtuar për anëtarësim në NATO. Kjo është përqindja më e lartë e regjistruar e njerëzve në Ukrainë që mbështesin anëtarësimin në NATO, tha Rejting grup. Vetëm katër për qind e të anketuarve thanë se do të votonin kundër anëtarësimit në bllok dhe nëntë për qind thanë se nuk do të votonin fare. Nëntorin e kaluar, 55 për qind e të anketuarve mbështetën anëtarësimin në aleancë, duke treguar se sa shumë ka ndryshuar opinioni publik për këtë çështje që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë.

QËNDRONI TË LIDHUR