• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Ankaraja: Rusia dhe Ukraina nesër do të nënshkruajnë marrëveshje për eksport të grurit

Ankaraja: Rusia dhe Ukraina nesër do të nënshkruajnë marrëveshje për eksport të grurit
Ankara, 21 korrik 2022 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh dhe përfaqësues të Rusisë dhe të Ukrainës nesër në Stamboll do të nënshkruajnë marrëveshje për eksport të grurit. Marrëveshja është sipas planit të Kombeve të Bashkuara që të zhbllokohet eksporti i grurit ukrainas përmes Detit të Zi dhe t'i lejohet Rusisë që të eksportojë grurë dhe plehra artificiale. Kjo do të mund ta ulë krizën globale në ushqim për çka u rritën çmimet e grurit dhe drithërave të tjera. "Plani parasheh kontroll të përbashkët të anijeve kur nisen dhe mbërrijnë në portet e Detit të Zi dhe mekanizëm i cili do ta garantojë sigurinë e rrugëve", njoftuan autoritetet turke. Në Stamboll do të formohet qendër koordinuese për eksportin në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues të KB-së, Turqisë, Rusisë dhe Ukrainës. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR