• e premte, 27 dhjetor 2024

Ankandi i parë për fletëobligacionin civil

Ankandi i parë për fletëobligacionin civil

Shkup, 13 kporrik 2023 (MIA) - Ankandi i parë për obligacionin coivil në vlerë të përgjithshme prej rreth 600 milionë denarëve do të mbahet sot. Qytetarët në periudhën e kaluar kishin mundësi të regjistrojnë obligacion me vlerë minimale prej 10.000 denarëve.

Fletëobligacioni civil, si instrument i ri financiar ofrohet me kishte të volitshme - normë interesi prej pesë përqindëve dhe afat pagese dy vite. 

Ministri i Financave, Fatmir Besimi në intervistën e fundjavës për MIA-n sqaroi se bëhet fjalë për investim transparent, të thjeshtë dhe të volitshëm dhe të parrezikshëm financiar, i cili ofron një sërë volitshmërisë për qytetarët.

"Qytetarët që vendosin të investojnë në këtë obligacion kanë disa përfitime. Së pari, ky është një investim pa rrezik. Së dyti, qytetarët do të marrin rreth pesë për qind interes në lidhje me aksionet. Një obligacion që do të dalë në ankand është 10.000 denarë dhe nëse dikush vendos të investojë rreth 100 mijë denarë më 20 korrik të vitit të ardhshëm, do të ketë pesë mijë denarë të ardhura nga interesi. Vitin e ardhshëm edhe pesë mijë denarë, që do të thotë gjithsej 10.000 denarë kamatë për 100.000 denarë", tha Besimi.

Edhe ai përmes publikimit në "Fejsbuk" javën e kaluar kumtoi se ka bërë kërkesë për blerje të një obligacioni civil. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR