• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ankand elektronik për zgjedhje të furnizuesit të ri universal me energji elektrike

Ankand elektronik për zgjedhje të furnizuesit të ri universal me energji elektrike

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Ankand elektronik, ku kushti për marrjen e tenderit për zgjedhje të furnizuesit të ri universal me energji elektrike është të ofrohet marzhi i fitimit më i vogël se 11,5 për qind, sa është marzhi i furnizuesit të deritanishëm universal "EVN Houm", do të mbahet sot në Shkup.

Për thirrjen, krahas furnizuesit aktual universal, interes ka paraqitur edhe kompania greke EDS - "Enerxhi deliveri solushëns", e cila është ndërmarrje vajzë e Elektroekonomisë greke PPC.

Furnizuesit universal "EVN Houm" më 30 qershor i skadon marrëveshja pesëvjeçare për furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve në tregun e rregulluar. Për këtë shkak, Qeveria më 11 dhjetor të vitit 2023 shpalli thirrje publike për zgjedhje të furnizuesit universal, që duhet gjatë pesë viteve të ardhshme, duke filluar nga 1 korriku i vitit 2024, t'i furnizojë me energji elektrike konsumatorët në tregun e rregullt. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR