• e enjte, 26 shtator 2024

Anijet shqiptare në detin Egje shpëtuan mbi 300 emigrantë vetëm këtë vit

Anijet shqiptare në detin Egje shpëtuan mbi 300 emigrantë vetëm këtë vit

Tiranë, 25 shtator 2024 (MIA) - Anijet e Anijet e Marinës shqiptare, të cilat janë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, në zonën e patrullimit, kanë shpëtuar vetëm këtë vit mbi 300 emigrantë.

"Shqipëria po shndërrohet nga konsumator në eksportues të sigurisë. Vendi ynë ka 8 vjet që kontribuon në operacionin e NATO-s në detin Egje. Në periudhën e kaluar të vitit, anijet tona kryen mbi 5500 orë patrullim, kurse në 10 operacione detare shpëtuan 304 persona, të cilëve u lejuan të arrinin të sigurtnë tokë", publikoi në rrjetet sociale ministri i Mbrojtjes Piro Vengu.

Në aksionin e fundit, ekuipazhi i anijet "Oriku" shpëtoi një grup prej 15 emigrantësh nga Nigeria dhe Maroku, për të cilin bashkëpunuan me rojet bregdetare turke për procedura të mëtutjeshme. 

Nga viti 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s, në Detin Egjet anëtarët e marinës shqiptare kanë shpëtuar më shumë se tre mijë emigrantë të paligjshëm, mes të cilëve një numër të madh të grave dhe fëmijëve. 

"Anija “Oriku” dhe ekuipazhi i saj zhvilluan një stërvitje të përbashkët në ujërat ndërkombëtare me anijen gjermane Pegnitz M1090. Në këtë stërvitje me anijen komanduese të misionit “Sea Guardian” në detin Egje janë zhvilluar trajnime sipas standardeve të NATO-s në det. Gjithashtu, ekuipazhi shqiptar testoi aftësitë operative dhe ndërvepruese me anijet dhe ekuipazhet aleate, thekson ministri Vengu. ls/

Foto: Fesjbuk Vengu 

 

QËNDRONI TË LIDHUR