• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Anija e marinës italiane me 16 emigrantë arriti në portin e Shëngjinit

Anija e marinës italiane me 16 emigrantë arriti në portin e Shëngjinit

Tiranë, 16 tetor 2024 (MIA) - Anija e marinës italiane "Libra" është ankoruar sot në portin shqiptar Shëngjin, për të sjellë grupin e parë prej 16 emigrantësh, të kapur në ujërat ndërkombëtare.

Anija u largua nga porti i Lampeduzës të hënën me 16 burra - dhjetë nga Bangladeshi dhe gjashtë nga Egjipti - të cilët u shpëtuan në det pasi u nisën nga Libia, kumtuan autoritetet italiane.

Javën e kaluar, Italia hapi zyrtarisht dy qendra në Shqipëri, ku planifikon të sistemojë mijëra azilkërkues jashtë kufijve të saj.

Sipas marrëveshjes pesëvjeçare, të nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar nga kryeministrja italiane Xhorxha Meloni dhe homologu i saj shqiptar Edi Rama, secilin muaj në Shqipëri do të transferohen deri në 3.000 emigrantë, të cilët roja bregdetare italiane do t'i kapë në ujërat ndërkombëtare. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR