• e premte, 27 dhjetor 2024

Angelovska-Bezhoska: Pavarësisht goditjeve, stabiliteti i monedhës vendase është ruajtuar, ndërsa rezervat devizore janë më të larta për 40 për qind

Angelovska-Bezhoska: Pavarësisht goditjeve, stabiliteti i monedhës vendase është ruajtuar, ndërsa rezervat devizore janë më të larta për 40 për qind

Shkup, 27 maj 2024 (MIA) - Me ftesë të Bankës Qendrore të Islandës dhe Universitetit prestigjioz amerikan "Nortvestern", guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska mori pjesë në konferencën "Stabiliteti makroekonomik i ekonomive të vogla dhe të hapura - sfida dhe mësime", e cila u mbajt në Rejkjavik të Islandës.

Siç informoi Banka Popullore, Angellovska-Bezhoska ishte e ftuar të ndajë përvojën e ruajtjes së suksesshme të stabilitetit të kursit të këmbimit në ekonominë e Maqedonisë.

"Në tranzicionin e hershëm, si shumë ekonomi të tjera të EQLJL-së, ne miratuam një strategji të kursit fiks të këmbimit për të përballuar hiperinflacionin, të cilën po e zbatojmë edhe tani. Ajo është e përshtatshme për karakteristikat e ekonomisë sonë, e cila ka një hapje të lartë tregtare (160 për qind e PBB-së), varësi të lartë të eksporteve nga komponentët e importit, hapje të lartë financiare (185 për qind të PBB-së), si dhe një shkallë relativisht të lartë euroizimi të sistemi bankar (rreth 42 për qind e aktiveve janë në euro). Këto veçori hapin mundësinë e një efekti të lartë transmetues të kursit të këmbimit mbi çmimet dhe stabilitetin financiar, pa efekte të theksuara në rritjen ekonomike", theksoi Angelovska-Bezhoska.

Guvernatorja iu referua krizës së fundit dhe sfidave të ruajtjes së kësaj strategjie. Ajo kujtoi gjithashtu presionet në tregun devizor që ishin të dukshme që nga fillimi i pandemisë deri në mesin e vitit 2022, të cilat kërkuan ndërhyrje të konsiderueshme nga banka qendrore, e cila në një moment arriti në 15 për qind të rezervave devizore.

"Ndërhyrjet aktive në tregun devizor u bënë të mundura falë rezervave devizore të akumuluara para krizës, krahas mbështetjes nga institucionet financiare ndërkombëtare gjatë periudhës së krizës. Rezervat e mbledhura reflektojnë politikat e mëparshme të kujdesshme makroekonomike dhe liberalizimin gradual dhe të shpërndarë siç duhet të llogarisë kapitale. Politika e shtrënguar monetare, përdorimi i një sërë masash makroprudenciale që synojnë kryesisht rritjen e elasticitetit të sistemit bankar, si dhe masat e marra për rritjen e transparencës dhe komunikimit me opinionin, të cilat e forcuan më shumë besimin në Bankën Popullore, ishin rëndësi kyçe për ruajtjen e stabilitetit në kursin e këmbimit, theksoi Angellovska-Bezhoska.

Guvernatorja nënvizoi se pavarësisht goditjeve të përmasave të paprecedentë, qëndrueshmëria e kursit të këmbimit u ruajt dhe niveli i rezervave devizore aktualisht është më i lartë pët afro 40 për qind krahasuar me periudhën e parakrizës.

Në panel - diskutimin të cilin e udhëhoqi profesori Haris Dellas, nga Universiteti "Suri" dhe Instituti !Karl Bruner!, përveç guvernatores, morën pjesë edhe guvernatori i Bankës së Sllovenisë dhe guvernatori i Bankës së Estonisë. Në ngjarje morën pjesë disa profesorë nga universitete prestigjioze. ls/

Foto: Banka Popullore

 

QËNDRONI TË LIDHUR