Angelov: Po digjet një pjesë relativisht e vogël afër Ajvatovcit, nuk nevojitet mbështetje ajrore
- Nuk ka nevojë për mbështetje ajrore për shuarjen e zjarrit në orët e hershme të mëngjesit në afërsi të Ajvatovcit në Shkup. Vetëm një pjesë relativisht e vogël mbeti e pashuar. Brigada e mbrojtjes nga zjarri e qytetit të Shkupit me mbështetjen e popullatës lokale do ta monitorojë zjarrin, tha për MIA-n drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angelov.
Shkup, 27 gusht 2023 (MIA) – Nuk ka nevojë për mbështetje ajrore për shuarjen e zjarrit në orët e hershme të mëngjesit në afërsi të Ajvatovcit në Shkup. Vetëm një pjesë relativisht e vogël mbeti e pashuar. Brigada e mbrojtjes nga zjarri e qytetit të Shkupit me mbështetjen e popullatës lokale do ta monitorojë zjarrin, tha për MIA-n drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angelov.
Ai ka theksuar se zjarri është vënë nën kontroll herët në mëngjes. Dy nga tre krahët e zjarrit që po digjeshin dje, tha ai, janë shuar.
Zjarri ka shpërthyer dje pasdite dhe është përhapur në territorin e fshatrave fqinjë Mrshinc, Buçinc dhe Bujkovc në komunën e Ilindenit, si dhe në komunën e Haraçinës. Në një moment ka dalë jashtë kontrollit dhe është paralajmëruar se mëngjesin e sotëm do të operojnë dy helikopterë policie, ndërsa më vonë do t'i bashkohen edhe dy er traktorë Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Dje është shuar zjarri në komunën Probishtip dhe Çeshinovë Obleshevë, ku kanë vepruar helikopterët policorë dhe një er traktor, ndërsa në orët e vona të pasdites ka rënë edhe shi. Dje në mbrëmje ka pasur zjarre aktive në fshatrat Umovë dhe Rashçe të Shkupit. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s