• e shtunë, 23 nëntor 2024

Angellovska-Bezhoska në konferencë të BQE-së: Rritje më e lartë ekonomike e vendeve nga Ballkani Perëndimor me integrim ,ë të lartë tregtar dhe financiar

Angellovska-Bezhoska në konferencë të BQE-së: Rritje më e lartë ekonomike e vendeve nga Ballkani Perëndimor me integrim ,ë të lartë tregtar dhe financiar

Shkup, 19 korrik 2023 (MIA) - Pas krizës globale ekonomike procesi i konvergjencës profitabile në rajonin e Ballkanit Perëndimor në masë të madhe u ngadalësua si rezultat i pengesave strukturore lidhur me faktorët fundamental të rritjes - kapitalit njerëzor, kapitalit fizikl dhe produktivitetit, theksoi guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska në konferencën e 9-të të Bankës qendrore evropiane me temë "Ndryshimi i peisazhit gjeopolitik - pasoja ekonomike për Evropën Qendrore, Lidnore dhe Juglindore (EQLJL)", që e hapi kryetarja e BQE-së, kristin Lagard.

Siç kumtoi Banka popullore, bëhet fjalë për ngjarje të profilit të lartë në të cilën marrin pjesë krerët e BQE-së, si dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve nga EQLJL.

"Simulimet tregojnë se nëse vazhdojmë me shpejtësinë e njejtë të rritjes si deri më tani, do të na duhen rreth 40 vite për ta arritur nivelin mesatar të fitimit në BE. Rreziku nga fragmentimi gjeoekonomik, nëse nuk ndiqet në mënyrë adekuate, plotësisht mund ta ngadalësojë konvergjencën. Për ekonomitë e vogla dhe të hapura, si e jona, të cilat duhet t'i tejkalojnë pengesat strukturore për rritje, nevojitet integrim më i fuqishëm global, dhe jo dezintegrim", theksoi guvernatorja.

Ajo ceki edhe disa analiza të caktuara, të cilat tregojnë se integrimi më i lartë në zinxhirët global të vlerës mund të kontribuojnë për nivel më të lartë të bruto prodhimit vendor për 3 për qind deri 10 për qind tek vendet nga Ballkani Perëndimor.

Guvernatorja Angellovska Bezhoska mori pjesë me prezantim në suaza të panel-diskutimit të cilin e udhëhoqi Frank Elderson, anëtar i Bordit ekzekutiv të BQE-së, ndërkaq morën pjesë edhe ekonomisti kryesor i BERZH-it, ekonomisti kryesor i Bankës botërore për Evropë dhe Azi qendrore dhe guvernatorët e bankave qendrore të Kroacisë dhe Shqipërisë.

Në paraqitjen e saj, guvernatorja foli për përfitimet e deritanishme nga integrimi i rajonit, përfshirë edhe ekonominë e vendit tonë, në rrjedhat globale tregtare dhe financiare. Në dy dekadat e kaluara, hapja tregtare e rajinit është rritur dukshëm, ndërklaq posaçërisht e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut e cila arriti rreth 160 për qind të BPV-së. Paralelisht me integrimin tregtar, është rritur edhe ai financiar, i cili arriti rreth 200 për qind të BPV-së. Këto dy procese paralele kontribuuan për rritje të konvergjencës, e cila nga rreth 20 për qind u rrit në 40 për qind të BPV-së.

"Rol aktiv dhe mjaft të rëndësishëm në këtë proces, por edhe në prëgjithësi, për përballje me sfidat strukturore, mund të kenë edhe institucionet ndërkombëtare dhe evropiane përmes mbështetjes së tyre për vendet e rajonit, të cilat ende nuk kanë qasje drejt fondeve strukturore dhe investuese të BE-së", porositi Angellovska-Bezhoska. ab/

Foto: Banka popullore

 

QËNDRONI TË LIDHUR