Angellovi: Zjarret në Jasen dhe Jegunoc janë më serioze, presim stabilizim
- Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, informoi se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar më shumë se 20 zjarre në ambiente të hapura në të gjithë vendin, dy prej të cilave vlerësohen si më serioze.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:03, 15 gusht, 2025
Shkup, 15 gusht 2025 (MIA) - Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, informoi se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar më shumë se 20 zjarre në ambiente të hapura në të gjithë vendin, dy prej të cilave vlerësohen si më serioze.
"Zjarri më i rëndë është ai në Jasen, por para pak kohësh humbëm kontrollin edhe të një pjese të zjarrit në Jegunoc, që po digjet në një kodër ku ka disa repetitorë. Repetitorët janë shpëtuar me sukses dhe mbeten funksionalë, por zjarri është ende aktiv", tha Angellovi.
Në terren vepron një helikopter policor, ndërsa sipas vlerësimeve të Drejtorisë, pritet zjarri në Jegunoc pritet të vihet nën kontroll të plotë gjatë ditës së sotme.
Foto: Arkivi i MIA-s