• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Angellovi: Nuk ka rrezik për banorët nga zjarri mbi Çuçer, nuk ka nevojë të përhapet panik

Angellovi: Nuk ka rrezik për banorët nga zjarri mbi Çuçer, nuk ka nevojë të përhapet panik

 Shkup, 7 korrik 2025 (MIA) - Nuk ka rrezik real që zjarri të përhapet mbi fshatin Çuçer dhe nuk ka nevojë për panik, thotë drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov.

Siç deklaroi pasdite  Angellovi nga Çuçeri, zjarrit do t'i duhen disa orë për të arritur deri në kishë që dyshohet se ishte e kërcënuar, sipas postimeve në rrjetet sociale. 

Në këtë moment, thekson Angellovi, fshati është i sigurt falë banorëve vendas, dy ekipeve nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit dhe një ekipi nga "Pyjet Kombëtare". 

 

 Sipas informacioneve të fundit nga KMK, zjarri ndodhet midis fshatrave Bllacë dhe Çuçer në komunën e Çuçer Sandevës, është ende aktiv, dhe po digjen pyje të përziera dhe bimësi të ulët.

Dëshmitarë okularë për MIA-n thonë se vendasit nga të gjitha fshatrat përreth janë në terren dhe po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit. 

MPB njoftoi më parë se për shkak të zjarrit, komunikacioni drejt pikës kufitare "Bllacë" është ndërprerë plotësisht, e cila njëherit është mbyllur. 

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR