Angellovi e vizitoi komandantin e NJTZ-Shtip i cili gjatë shuarjes së zjarrit i ka thyer dy duart
- Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov pasdite e ka vizituar komandantin e NJTZ-Shtip, Bllagoj Renxhov, i cili mbrëmë gjatë shuarjes së zjarrit në deponinë e vjetër të Shtipit mes lagjeve Preberg dhe Merite ka marrë fraktura në dy duart.
Shtip, 23 korrik 2024 (MIA) - Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov pasdite e ka vizituar komandantin e NJTZ-Shtip, Bllagoj Renxhov, i cili mbrëmë gjatë shuarjes së zjarrit në deponinë e vjetër të Shtipit mes lagjeve Preberg dhe Merite ka marrë fraktura në dy duart.
Renxhov thotë se pas përfundimit të shuarjes së zjarrit në malin Serta kanë marrë një informatë për zjarr në deponinë e vjetër.
Ai sqaroi se që të mos përlpaset me kokë për kodrën, instiktivisht i ka vendoosur dy duart në kokë dhe kur është përplasur ka ndjerë dhimje. Renxhovin menjëherë e kanë ndihmuar kolegët, pas së cilës është dërguar në Spitalin klinik të Shtipit. mb/
Foto: MIA