• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Angellov: Në zjarrin në fshatin Breznicë po vepron një helikopter çek “Blek hok”, nga zjarri nuk është prekur vendi për gjueti Jasen

Angellov: Në zjarrin në fshatin Breznicë po vepron një helikopter çek “Blek hok”, nga zjarri nuk është prekur vendi për gjueti Jasen

Shkup, 4 gusht 2024 (MIA) - Helikopteri çek “Blek hok” aktualisht vepron në zjarrin në atarin e fshatit Breznicë dhe Tazhevë, zjarr që përfshin një sipërfaqe të madhe dhe është shumë e vështirë për t'u shuar, por nga zjarri nuk është prekur vendi për gjueti Jasen, deklaroi sot drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov.

"Problemi është se duhet të zbresë në një lartësi më të ulët, të ngrihet, të ngjitet deri në më shumë se 1400 metra për të derdhur ujin dhe të kthehet përsëri. Faleminderit pilotëve të guximshëm nga Republika Çeke. Zjarri është në zonën e fshatrave Tazhevë dhe Breznicë me degëzim në drejtim të Jasenit, por vendi për gjueti Jasen nuk është prekur nga zjarri. Të punësuarit në Jasen nuk kanë lejuar që zjarri të hyjë në territorin e Jasenit", tha Angellov.

Krahas këtij zjarri, shtoi, kemi edhe zjarrin në malin Ilinska, i cili zgjat disa ditë dhe është jashtëzakonisht i vështirë për t'u shuar sepse ka një sipërfaqe të madhe dhe krijon tym të zi dhe të errët që vështirëson punën e aeroplanëve.

"Zjarri i tretë që fatkeqësisht është aktiv në këto momente është zjarri që ka filluar në afërsi të fshatit Kosel të Ohrit, i cili është duke u ngjitur në mal dhe për të cilin kemi përqendruar më shumë forca sot herët në mëngjes. Falë vetëqeverisjes lokale, qytetit të Ohrit, i cili po bën maksimumin me mbështetjen e zjarrfikësve dhe popullatës lokale për ta vënë zjarrin nën kontroll, theksoi ai.

Fatkeqësisht, shtoi Angellov, zjarri që shpërtheu dje në atarin e Bogdancit ka shkuar drejt mullinjve të erës dhe është ende aktiv. “Sot herët në mëngjes kemi dërguar helikopterë, por për shkak të erës së fortë nuk kanë mundur të veprojnë", tha Angellov.

Theksoi se zjarri në territorin e Komunës së Probishtipit në atarin e fshatit Zelengrad është ende aktiv, megjithëse është pjesërisht i kontrolluar, por nuk e rrezikon Ponikvën.

Ai përsëriti se katër zjarre janë nën kontroll - në komunën e Koçanit afër fshatit Presekë, në komunën e Sveti Nikollës në fshatin Patetino, në komunën e Plasnicës, në fshatrat Plasnicë dhe Latovë, Makedonski Brod dhe në Komuna e Kamenicës së Maqedonisë afër fshatit Dulicë.

Angellov shtoi se dje janë shuar 33 zjarre në territorin e vendit. ls/

 

Фото: Принтскрин

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR