• e enjte, 26 dhjetor 2024

Angellov: Në shuarjen e zjarrit në malin Serta së shpejti do të përfshihen dy "er traktorë"

Angellov: Në shuarjen e zjarrit në malin Serta së shpejti do të përfshihen dy

Shkup, 14 korrik 2024 (MIA) - Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojançe Angellov kumtoi se prej herët në mëngjes kanë filluar mekanizmat e gjendjes së krizës të cilën dje e shpalli Qeveria për përballje me zjarret.

Ai informoi se në terren, krahas zjarrifkësve lokal nga Njësitë territoriale zjarrfikëse lokale, janë edhe disa nga forcat e "Pyjeve nacionale", të ndihmuar nga popullata lokale, 100 pjesëtarë të Armatës, si dhe 30 pjesëtarë të policisë së vendit.

"Herët në mëngjes një helikopter i policisë i cili aktivisht merr pjesë në shuarjen e zjarrit në malin Serta, i cili shtrihet në tre anë, ndërkaq pak më vonë iu bashkangjitën edhe dy helikopterë të armatës. Në çdo moment duhet të kyçen edhe dy "er traktorë" të Drejtorisë për mbrojtje dhe sshpëtim. Ky zjarr i cili po zhvillohet në tre vende dhe atë në fshatin e Shtipit, Dragoevë, fshatin e Negotinës, Kalenje, si dhe në Komunën Konçe", theksoi Angellov.

Angellov potencoi se serioz është edhe zjarri në malin Ograzhden, mu në kufi me Bullgarinë, në territorin e Komunës Novo Sellë. Theksoi se ka edhe disa zjarre të tjera aktive.

Qeveria dje solli vendim për ekzistim të gjendjes së krizës në kohëzgjatje prej 30 ditëve për shkak të dukurisë së shpeshtë të zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. ab/

Foto: QMК

QËNDRONI TË LIDHUR