• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Angelloski: Presim që qeveria sa më shpejt t'i dakordojë kushtet për kredinë hungareze

Angelloski: Presim që qeveria sa më shpejt t'i dakordojë kushtet për kredinë hungareze

Shkup, 19 nëntor 2024 (MIA) - Biznesi pret që qeveria sa më shpejt të dakordojë kushtet për kredinë hungareze me bankat komerciale, tha sot kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë - LSM, Trajan Angelloski dhe shtoi se ekonomia e Maqedonisë duhet të marrë mbështetje. 

Theksoi se kredia hungareze në aspekt të afatit është më e favorshme nga ato komerciale, ndërsa edhe norma e interesit prej 3,25 për qind është e mirë. Bankat, shtoi, i shikojnë dhe i mbrojnë interesat e tyre, kurse Qeveria duhet të shikojë pak më gjerë dhe të përfaqësojë interesin publik. 

"Duhet të gjendet një zgjidhje e përbashkët se si të përfundohet e gjithë puna. Sektori privat pret që mjetet nga kredia hungareze t'i marrë përmes Bankës zhvillimore dhe bankave komerciale. Kjo do të jetë nxitje për investimet e mëtutjeshme, zhvillim, vende të reja pune dhe krijim i vlerave të reja të shtuara", tha Angellovski në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në ngjarjen e sotme në të cilën LSM shënon 20 vjet punë. 

Theksoi se 250 milionë euro nuk janë shumë fantastike e madhe, por çdo shumë e kësaj madhësie, siç tha, është e mirëseardhur për kompanitë e Maqedonisë. 

"Kompanitë do të jenë të kënaqura nëse do të kenë mundësinë të investojnë me një afat deri 15 vjet. Në opinion ekzistojnë mjaft diskutime lidhur me subvencionimin e e normës së interesit për kredinë hungareze të destinuar për kompanitë. Edhe nëse ndodh subvencionimi i normës së interesit, ky nuk do të jetë rasti i parë, sepse edhe në të kaluarën qeveritë e Maqedonisë e kanë subvencionuar normën e interesit", tha Angelloski. 

Të gjitha vendet normale të botës, shtoi, kanë vendosur që u duhen bankat zhvillimore dhe që herë pas here kur të vlerësojë qeveria, të ndërhyjë me mjete të caktuara financiare për të stimuluar rritjen ekonomike. ls/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR