• e shtunë, 23 nëntor 2024

Angelloska-Bezhoska: Depozitat e qytetarëve janë tregues për besimin e lartë në bankat dhe denarin

Angelloska-Bezhoska: Depozitat e qytetarëve janë tregues për besimin e lartë në bankat dhe denarin

Shkup, 31 tetor 2023 (MIA) - Depozitat e amvisërive, nga pandemia e deri më tani, janë rritur për 20 për qind. Qytetarët kanë besuar 340 miliardë denarë në banka, kumtoi guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska me rastin e Ditës botërore të kursimit.

"Tek kursimi i popullatës vërehen ndryshime strukturore të volitshme, me ç'rast pjesëmarrja e depozitave të denarit në depozitat e përgjithshme të amvisëlrive ka trend rritës dhe arrin rreth 48 për qind. Rriten edhe depozitta afatgjate të amvisërive dhe për momentin janë në nivelin më të lartë në dhketë vitet e fundit. Fakti që depoziat tek bankat rriten ehde krahas shumë tronditjeve të përgjithshme të jashtme, çfarë ka patur vetëm një herë në njëqind vitet e kaluara, është konfirmim për besimin e lartë që e ka popullata në sistemin bankar. Drejt kësaj kontribuon edhe banka qendrore, e cila angazhohet vazhdimisht për përforcimin e rezistencës së saj", thekson Angellovska-Bezhoska.

Qytetarët kursejnë më shumë në banka, me pjesëmarrje në depozitat me 62 për qind në aktivën e tyre të përgjithshme financiare në vitin 2022, por rritet edhe pjesëmarrja në investimet në instrumentet alernative financiare.

Nga atje, shton guvernatorja përpjekjet tona duhet të orientohen drejt nxitjes së kursimit vendor, por edhe drejt kanalizimit të tij përmes sistemit finaciar.

Angellovska-Bezhoska theksoi se banka popullore edhe gjatë periudhës së krizës e ka përforcuar rezistencën e sektorit bankar, përmes rritjes së kërkesave kapitale, për herë të parë edhe përmes vendosjes së shtresa mbrojtëse kundërciklike e kapitalit, si dhe përmes masave mikroprudente për cilësinë e kërkesës kredituese. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR