• e shtunë, 23 nëntor 2024

ANEB: Në një nga reaktorët e termocentralit bëthamor Zaporozhjë është zbuluar rrjedhja e ujit

ANEB: Në një nga reaktorët e termocentralit bëthamor Zaporozhjë është zbuluar rrjedhja e ujit

Moskë, 1 nëntor, 2024 (MIA) – Në një nga reaktorët e termocentralit bërthamor Zaporozhjë është zbuluar rrjedhja e ujit dhe për momentin po punohet për mënjanimin e defektit, kumotoi Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bëthamore (ANEB).

Ekspertë të organizatës të martën vizituan bllokun nr. 1 pas marrjes së informacioneve për rrjedhje uji në sistemin e mbështetjes së pompës së ftohësit të reaktorit.

Mediat ruse transmetojnë se për saldimin e pjesës problematike është dashur që presioni në qarkun primar të ulet në nivel atmosferik.

Për momentin në vazhdim është duke u zhvilluar testimi radiografik i pjesës së salduar.

“Agjencia do të vazhdojë me kujdes të monitorojë  këtë çështje, megjithëse nuk shohim ndonjë problem të menjëhershëm për sigurinë bërthamore”, theksohet në kumtesën e ANEB-it.

Është vënë re se ekspertët e organizatës të vendosur në stacion vazhdojnë të dëgjojnë çdo ditë tinguj shpërthimesh, por nuk raportohet për dëme në objekt.

Termocentrali bërthamor Zaporozhjë ndodhet në bregun e majtë të lumit Dnjepër në afërsi të qytetit të Energodar.

Ky është centrali më i madh bërthamor në Evropë për sa i përket numrit të njësive dhe fuqisë së instaluar, sepse ka gjashtë njësi nga një gigavat.

Rusia ka kontroll ndaj objektit nga nëntori i vitit 2022. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR