• e enjte, 18 korrik 2024

ANEB kërkon qasje më të madhe deri te centrali Zaporozhje

ANEB kërkon qasje më të madhe deri te centrali Zaporozhje

Tokio, 7 korrik 2023 (MIA) - Shefi i Agjencisë bërthamore i Kombeve të Bashkuara, Rafael Grosi, sot deklaroi se po tenton të ketë qasje deri te kulmi i centralit bërthamor Zaporozhje në Ukrainë, pasi Ukraina dhe Rusia akuzuan sërish njëra-tjetrën për planifikimin e sulmeve. 

Rusët u dhanë zyrtarëve të ANEB-it vetëm qasje të kufizuar në centralin e pushtuar bërthamor nga Moska në fillim të pushtimit të tij ndaj Ukrainës. 

Duke përfunduar vizitën katërditore në Japoni, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB) tha se agjencia e tij ka bërë përparim në qasjen në Zaporozhje. 

"Kjo është si një bisedë dhe përpiqem të kem sa më shumë qasje", tha Grosi në intervistën për AP-në, duke shtuar se ka pasur "përmirësim margjinal", njofton Beta. 

Duke iu referuar raporteve të inteligjencës, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski të martën mbrëma deklaroi se ushtarët rus vendosën "sende të ngjashme me mjet shpërthyes" në disa njësi energjie për të falsifikuar sulm.

Në Rusi, zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov, këtë javë e ka quajtur situatën në centralin bërthamor "mjaft të tensionuar", dhe e ka akuzuar Kievin se po planifikon sabotim. 

Grosi tha se ANEB-i bëri llogaritje për ndikimin e mundshëm të shpërthimeve apo bombardimeve të centralit në mjedisin jetësor.

"Keni mjaft material bërthamor për të krijuar një skenar mjaft katastrofik të skenarit më të keq, por një sërë gjërash alternative mund të ndodhin", tha ai.

Ai tha se ANEB-i kishte fituar kohët e fundit qasje në pjesë të tjera të lokacionit, duke përfshirë rezervuarët e ftohjes dhe objektet e ruajtjes së karburantit, dhe se nuk zbuloi kurrfarë aktiviteti që do të tregonte se ishin vendosur mjet shpërthyes, por kjo nuk do të thotë se kjo nuk do të ndodh. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR