Andonovski: Monitorimi dhe preventiva e sistemeve do të jetë segment i rëndësishëm nga strategjia dhe ligji për siguri kibernetike
- Monitorimi dhe preventiva e sistemeve do të jenë segment i rëndësishëm nga strategjia dhe ligji për siguri kibernetike, deklaroi sot ministri i Transformimit digjital, Stefan Andonovski, para fillimit të takimit të grupit të punës për përpunim të ligjit për siguri kibernetike.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:41, 25 nëntor, 2024
Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Monitorimi dhe preventiva e sistemeve do të jenë segment i rëndësishëm nga strategjia dhe ligji për siguri kibernetike, deklaroi sot ministri i Transformimit digjital, Stefan Andonovski, para fillimit të takimit të grupit të punës për përpunim të ligjit për siguri kibernetike.
Andonovski vlerësoi se ligji për siguri kibernetike tërësisht do të na adaprtojë drejt direktivave të BE-së, i harmonizuar me strategjinë kibernetike që është në procedurë qeveritare dhe pritet deri në fund të vitit të jetë e miratuar.
Siç informoi, filloi me punë grupi i punës për përgatitje të ligjit të parë për siguri të sistemeve informatike komunikuese, në opinion i njohur si ligji për siguri kibernetike. Ai prëkujtoi se për fat të keq, kemi qenë shteti i vetëm që nuk ka ligj të tillë në rajon dhe BE.
Grupi i punës është i përbërë nga përfaqësues të ministrive kyçe që kanë të bëjnë me sigurinë kibernetike. Ministria e Punëve të Brendshme, e Mbrojtjes, e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme. Por, siç theksoi edhe ministritë kritike të rëndësishme, ministria e Transportit, e Energjetikës, dhe e Arsimit dhe Shkencës. Paralajmëroi prani edhe të përfaqësuesve nga komisionet rregullatore si ai për energjetikë, nga Banka popullore, prëfaqësues të sektorit akademik dhe të tjerë, si dhe partnerë ndërkombëtarë mbështetës nga programi i USAID-it, si dhe nga Mbretëria e Bashkuar.
Andonovski shpreson se deri në janar të vitit të ardhshëm do të ketë projekt për këtë ligj. Më pas do të ketë debat publik dhe pritet në shkurt të ketë tekst të gatshëm të ligjit në Kuvend. Më pas shfaqi shpresë se të gjithë faktorët politik do të qëndrojnë parapa zgjidhjes ligjore.
Në pyetjen e gazetarëve rreth sulmeve kibernetike, ai u përgjigj se si edhe në shtete tët jera, ekzistojnë porosi që në mënrë të rrejshme u dërgihen qytetarëve, sikur të jenë nga Fondi për sigurim shëndetësor. Se porosi të tilla arrijnë edhe nga Fejsbuku dhe ngjashëm. Është mirë, tha, që Fondi i informoi qytetarët për ekzistimin e porosive të rrejshme.
Më pas theksoi se është shumë me rëndësi të zgjohet vetëdija, se lloji i tillë i porosive mund të arrijnë edhe të paraqiten. Më pas shtoi se institucionet kompetente menjëherë reagojnë rreth tyre.
Në pyetjen se cili është interesi për sulme kibernetike, ai sqaroi se ekzistojnë lloje të ndryshme të sulmeve kibernetike, mes të cilave edhe për shkaqe financiare, ardhja drejt të dhënave dhe të ngjashme. ab/
Fotо: printskrin