• e martë, 17 mars 2026

Andonovski dhe Rokas në prezantimin e reformave të realizuara për sigurinë kibernetike

Andonovski dhe Rokas në prezantimin e reformave të realizuara për sigurinë kibernetike

Shkup, 26 shkurt 2026 (MIA) - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, dhe euro-ambasadori Mihalis Rokas sot do të mbajnë fjalim në ngjarjen përmbyllëse të projektit "Mbështetja e BE-së për zhvillimin e kapaciteteve për siguri kibernetike në Maqedoninë e Veriut".

Në ngjarjen, e cila do të mbahet në Ministrinë e Transformimit Digjital, do të prezantohen reformat e realizuara në fushën e sigurisë kibernetike, do të theksohet mbështetja e Bashkimi Evropian dhe do të prezantohen drejtimet e ardhshme të bashkëpunimit, duke përfshirë edhe kontributin e programit "Cyber Balkans".

Projekti realizohet në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në vend dhe me e-Governance Academy (eGA), në kuadër të programit të BE-së "Cyber Balkans".

Pas fjalimeve hyrëse, ministri Stefan Andonovski dhe euro-ambasadori Mihalis Rokas do të bëjnë inspektim të përgatitjeve të MKD GOV SСIRT. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR