• e enjte, 26 dhjetor 2024

Andonovski: Çdo qytetar meriton të ketë qasje në atë se si shpenzohen mjetet publike

Andonovski: Çdo qytetar meriton të ketë qasje në atë se si shpenzohen mjetet publike

Shkup, 30 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në hakatonin e sotëm digjital me të rinjtë në Kuvend, theksoi se është koha për transparencë të vërtetë dhe se çdo qytetar meriton të ketë qasje në atë se si shpenzohen mjetet publike.

"Të dhënat e hapura dhe transparenca digjitale nuk janë vetëm premtime, ato janë mjeti ynë kundër korrupsionit dhe baza e besimit tek institucionet. Portali data.gov.mk hap mundësi të reja, por nuk duhet të ndalemi me kaq. Synimi ynë është që të hapim edhe më shumë të dhëna, sepse çdo qytetar meriton qasje në atë se si shpenzohen mjetet publike", theksoi ministri, duke potencuar se transparenca duhet të bëhet rregull, jo përjashtim.

"Vizioni ynë është i qartë: Maqedoni moderne ku çdo vendim mund të shihet me një klikim dhe luftojmë kundër korrupsionit", thotë Andonovski. ls/

Foto: Ministria e transformimit digjital 

 

QËNDRONI TË LIDHUR