• e shtunë, 23 nëntor 2024

Andonov: Shtetet të cilat bënë tranzicion strategjik, e jo transformim euforik, e kalojnë më lehtë krizën energjetike

Andonov: Shtetet të cilat bënë tranzicion strategjik, e jo transformim euforik, e kalojnë më lehtë krizën energjetike

Shkup, 34 mars 2023 (MIA) - Kriza na mësoi të mendojmë dhe të veprojmë gradualisht, hap pas hapi ta bëjmë tranzicionin, të mos shpejtojmë. Po bëhen analiza për ndikimin e mekanizmit të ri të Komisionit evropian SVAM (Carbon Border adjustment mechanism) ndah ekonomisë vendore, theksoi Viktor Andonov, bashkëpunëtori i kryeminsitrit për energjetikë në samitin e katërt për energjetikë "SET Trebinje 2023".

Në fjalimin e tij në panelin diskutimin e parë të quajtur "Përshpejtimi i planit të qëndrueshëm rajonal dhe tranzicioni drejt energjisë së pastër" në samitin që u mbajt në Trebinje, Bosnjë e Hercegovinë nën slloganin "Stabiliteti energjetik i Ballkanit Perëndimor", Andonov foli për strategjinë nacionale  për zhvillim të energjetikës deri në vitin 2040, si dhe për politikat energjetike që i zbaton Qeveria.

"Përmes rritjes së bashkëpunimit rajonal të vendeve nga Ballkani Perëndimor, me sukses bashkarisht mund të përballemi me sfidat që na vijnë", tha Andonov dhe shtoi se krizën energjetike e kaluan më lehtë shtetet të cilat bënë tranzicion strategjik, e jo transformim euforik.

Në samitin në Trebinje morën pjesë 720 pjesëmarrës nga i tërë rajoni, mes të cilëve kishte edhe kreatorë të politikave dhe nismave energjetike. ab/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR