• e shtunë, 23 nëntor 2024

Andonov: EMV-ja po përballet me sfida serioze, investimet janë të nevojshme, tani është koha për të ndërtuar termocentrale me gaz

Andonov: EMV-ja po përballet me sfida serioze, investimet janë të nevojshme, tani është koha për të ndërtuar termocentrale me gaz

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - EMV-ja po ballafaqohet me sfida serioze. Nëse vazhdojmë me të njejtin ritëm të mosndërtimit dhe mosinvestimit, kompania do të humbë vendin e tij, paralajmëroi sot Viktor Andonov, drejtor për zhvillim dhe investime në EMV. 

Andonov në panelin "Investime në tranzicionin e energjisë dhe infrastrukturën për mjedis të shëndetshëm jetësorë dhe të ardhme evropiane" e cila mbahet në kuadër të konferencës "Viti i mundësive evropiane", tregon edhe se tani është momenti për ndërtim të termocentraleve me gaz. 

"Të gjitha kompanitë dhe qytetarët gjatë kohës së krizës kërkojnë ndihmë nga shteti, ndërsa shteti mundë të sigurojë ndihmë vetëm përmes kompanive shtetërore, veçanërisht EMV. Por, që kjo të ndodhë, duhet të investojmë. Në të kaluarën, për fat të keq, EMV-ja ishte i eskpuatuar. Tani duhet të fokusohemi në ndërtimin nëse dëshirojmë ta ruajmë ekonominë dhe të kemi investime në kapacitetin industrial. Po ballafaqohemi me ulje të prodhimit për shkak të vjetërsimit të kapacitetit më të madh KRRE Manastir. Nga viti në vit atje ulen  minierat dhe cilësia e qymyrit, si dhe efikasiteti i termocentralit. Kjo çon në probleme që vështirësojnë rrugën e transformimit të energjisë. Nga ana tjetër, nëse ballafaqohemi me sfidën që në vitin 2030-të ose 2035-të duhet t'i mbyllim KRRE Manastir dhe KRRE Oslomej, janë të nevojshme mjetet serioze financiare, por edhe kapacitetet tek personat që ai proces të kryhet me sukses. Procesi ka filluar, EMV-ja e ka filluar tranzicionin e parë me termocentralin në Oslomej dhe ajo ishte rruga ku Qeveria më pas gjurmoi", tha Andonov. 

Sa i përket gazit, ai shpreson se vendi do të ketë një burim të dytë në dy vitet e ardhshme.

Andonov njoftoi edhe se falë institucioneve financiare ndërkombëtare, aktualisht po punohet për një plan serioz për transformimin si të EMV-së ashtu edhe për dekarbonizimin e vendit.

"Një nga mundësitë serioze është Plani i Investimeve, i cili thotë se janë siguruar gjithsej tre miliardë euro, por këto fonde nuk janë për EMV-në, por për të gjithë, për amvisëritë, për sektorin privat, për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, por duhet t'i shohim si mjete për transformimin e rajoneve të prekura nga jalgen-Pelagonsiki, Manastir dhe rajoni në Kërçovë. EMV-ja këtu duhet të ketë rol serioz, sepse në 40 vitet e fundit ata njerëz atje thithën ajër të cilësisë së dobët dhe ne duhet t'ua shpërblejmë. EMV-ja duhet të ketë kujdes të veçantë për atë rajon, në Manastir dhe Osllomej", nënvizoi drejtori. qa/ab/

Foto: printskrin

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR