• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Analiza e ISK-së: Stereotipet gjinore dhe diskriminimi në raportimin mediatik për politikanet në zgjedhje

Analiza e ISK-së: Stereotipet gjinore dhe diskriminimi në raportimin mediatik për politikanet në zgjedhje

 Shkup, 17 qershor 2024 (MIA) - Narrativa gjinore në mënyrë të dukshme është pak i përfaqësuar në raportet gazetareske për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare për shkak të përfaqësimit të ulët dhe në retorikën e folësve dhe folesve në fushata. Vetë mediat pothuajse nuk ka analizuar temat për përfshirjen e grave në zgjedhje, veçanërisht për ato nga komunitetet etnike, gjë që tregon një vetëdije të ulët për rëndësinë e çështjeve të barazisë gjinore.  Këtë e tregon analiza e përmbajtjeve mediatike me bazë gjinore "Politikanet dhe anshmëria mediatike", të cilën Instituti për Studime të Komunikimit (ISK) e ka përgatitur për periudhën nga marsi deri në maj të vitit 2024, pra nga afati zyrtar për paraqitjen e kandidatëve për president në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve të 19 marsit, deri në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të 8 majit, që përkoi me zgjedhjet parlamentare.

 "Hulumtimi tregon se vetë prezenca e politikaneve në media është një bazë e mjaftueshme për stereotipizimin dhe diskriminimin e tyre në lidhje me rolet tradicionale gjinore dhe pamjen e grave, veçanërisht nëpërmjet përdorimit të gjuhës sensacionale. Kjo kontribuon në objektivizimin dhe defokusimin e tyre të mëtejshëm nga çështjet kryesore politike, përforcon qëndrimet rreth përgjegjësive dhe detyrave tradicionale të burrave dhe grave dhe përjetëson paragjykimet për rolin e grave në sferën publike. Në titujt dhe reportazhet gazetareske përdoren rrallë fjalët feminative, pra nuk përdoren profesione dhe tituj në gjininë femërore, edhe kur bëhet fjalë për gra. Në komentet e raporteve gazetareske në mediat sociale ka seksizëm, ejxhizmi dhe urrejtja ndaj politikaneve, dhuna digjitale me abuzim të përmbajtjes vizuale dhe mbështetje të fjalës fyese nga komentues dhe botovë të tjerë. Shumica e gjuhës së urrejtjes dhe komenteve fyese janë ende në dispozicion të publikut", kumtoi ISK.

Sipas ISK, mediat duhet të krijojnë dhe të publikojnë përmbajtje gazetareske për çështjet gjinore, veçanërisht në periudhat kur ato janë nën hijen e temave të tjera politike. 

 Me rëndësi të madhe është, siç thuhet, gazetarët dhe gazetaret të mundësojnë përfaqësim më të madh të grave në hapësirën mediatike, derisa të normalizohet roli i tyre në sferën publike.

"Mediat duhet të jenë kritike ndaj retorikës diskriminuese duke vënë në dyshim besueshmërinë e deklaratave të tilla, t'i shmangin stereotipet gjinore për politikanet femra në poste të larta dhe për të përdorur gjuhë të ndjeshme gjinore në raportet gazetareske. Gjithashtu, media duhet të krijojë përmbajtje që do të kundërshtojë stereotipet gjinore dhe gjuhën e urrejtjes dhe do të rrisë shkrim-leximin mediatik, në mënyrë që publiku të njohë teknikat për krijimin dhe përhapjen e dezinformatave gjinore. Në këtë drejtim, duhet të krijohen politika të brendshme dhe punonjës përgjegjës për rregullimin e komenteve me përmbajtje të dëmshme", thuhet në njoftim.  

Analiza e përmbajtjes së medias me bazë gjinore "Politikanet dhe anëshmëria mediatike " përfshin 14.000 raporte gazetareske të publikuara në mediat onlajn dhe faqet e internetit të mediave tradicionale dhe 20.761 Fejsbuk, Instagram, TikTok dhe Jutjub. Ajo është përpunuar në kuadër të projektit "Përdor fakte", që mbështetet nga Ambasada britanike në Shkup. 

 Publikimi "Politikanët femra dhe anëshmëria mediatike" mund të merret KËTU. 

 Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR