Analizë: Të dhënat për pronarët real të kompanive në vend nuk shfrytëzohen në luftën kundër korrupsionit
- Institucionet kompetente në vend shumë pak shfrytëzojnë të dhënat për pronarët real në drejtim të parandalimit, zbulimit dhe sanksionimit të pastrimit të parave dhe në luftën kundër terrorizmit, ndërsa si duket nuk e shfrytëzojnë për qëllime tjera dhe për parandalim të korrupsionit, kriminalitetit dhe keqpërdorimit të fushave tjera, theksohet në rezultatet e publikuara të analizës për shfrytëzimin e të dhënave për pronarët real kundër korrupsionit në vend, të Qendrës për komunikime civile, Shoqatës së këshillit tatimor dhe Aktivo.
- Post By Fami Bajrami
- 12:42, 9 dhjetor, 2024
Shkup, 9 dhjetor 2024 (MIA)- Institucionet kompetente në vend shumë pak shfrytëzojnë të dhënat për pronarët real në drejtim të parandalimit, zbulimit dhe sanksionimit të pastrimit të parave dhe në luftën kundër terrorizmit, ndërsa si duket nuk e shfrytëzojnë për qëllime tjera dhe për parandalim të korrupsionit, kriminalitetit dhe keqpërdorimit të sferave tjera, theksohet në rezultatet e publikuara të analizës për shfrytëzimin e të dhënave për pronarët real kundër korrupsionit në vend, të Qendrës për komunikime civile, Shoqatës së këshillit tatimor dhe Aktivo.
Sipas analizës, institucionet dhe Drejtoria kompetente për inteligjencë financiare kanë të dhëna të ndryshme për numrin e rasteve kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
"Nga viti 2022 deri në prill 2024, administrata ka pranuar 194 iniciativa nga organet kompetente, nga të cilat ka përgatitur dhe ka dorëzuar 21 raporte në Prokurorinë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu, në të njëjtën periudhë, Administrata ka iniciuar në këtë prokurori 50 kallëzime për transaksione të dyshimta me iniciativë të saj. Nga gjithsej 71 raporte që Administrata ia ka dorëzuar Prokurorisë, 70 për qind janë me iniciativë të tyre, ndërsa 30 për qind janë bazuar në iniciativë të pranuar më parë nga një nga institucionet kompetente. Nga 17 institucionet në vend me të cilat Administrata duhet të bashkëpunojë, tetë prej të cilave janë të theksuar drejtpërdrejt në ligj se duhet të luftojnë pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, vetëm dy kanë shifra konkrete për rastet për të cilat kanë përdorur të dhënat nga Regjistri i pronarëve real”, tregon analiza.
QKC rikujton se shteti nuk e ka marrë përsipër detyrimin e rekomanduar nga FMN gjatë krizës së KOVID-19 - të publikojë emrat e pronarëve real të kompanive që kanë lidhur kontratë për furnizim publik lidhur me krizën e koronavirusit dhe se nuk e ka zbatuar as angazhimin nga Plani kombëtar i veprimit për partneritetin për qeverisje të hapur 2021 – 2023 për të bërë publik pronarët real të kompanive ofertuese dhe atyre që kanë marrë kontratë për furnizim publik. Gjithashtu, se Bashkimi Evropian dhe OECD kanë vërejtje për përdorimin e pamjaftueshëm të të dhënave nga regjistri i pronarëve real.
"Për të përmirësuar përdorimin e të dhënave për pronarët real në vend, rekomandohet: zgjerimi i fushëveprimit të pronarëve real, lehtësimi i qasjes në të dhëna për një gamë më të gjerë palësh të interesuara, lidhja me bazat e të dhënave dhe të dhëna të tjera, ndërveprueshmëri më e madhe ndërmjet institucioneve dhe përmirësim i verifikimit të të dhënave", theksohet në analizë.
Projekti “Përdorimi i të dhënave për pronarët real për uljen e korrupsionit” është mbështetur nga Qeveria e Zvicrës përmes Civika mobilitas.
Foto: arkivi i MIA-s