• e shtunë, 23 nëntor 2024

Analizë e Odës ekonomike: Ekonomia gri përfshin 33 për qind të BPV-së

Analizë e Odës ekonomike: Ekonomia gri përfshin 33 për qind të BPV-së

Shkup, 5 korrik 2023 (MIA) - Gjithsej 33.2 për qind i bruto-prodhimit të brendshëm vjetor në vend bie në ekonominë gri, tregon analiza e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut në temën “Pjesa gri e Ekonomisë: madhësia, implikimet, zgjidhjet” e cila sot u promovua në një konferencë për media.

Është përgatitur nga profesori Aleksandar Stojkov, nënkryetari i Odës Zoran Jovanovski dhe Pavle Gacov, ekspert tatimor dhe anëtar i Këshillit drejtues.

Përqindja, sipas nënkryetarit të OEMV-së Jovanovski, është në të njëjtin nivel me vendet e Ballkanit Perëndimor, por është pothuajse dy herë më e lartë se mesatarja e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e cila është 19,4 për qind nga BPV-ja.

"Përmes shifrave, 33,2 për qind e PBV-së në vitin 2022 'pjesa gri' e ekonomisë së vendit arrin në 4.282 milionë euro, pra 1.280 milionë euro të hyra të humbura në buxhetin e shtetit. Nëse si vend do të arrinim në mesataren e BE-së, me një ekonomi të tillë gri do të kishim 450 milionë euro më shumë të ardhura në buxhet në vit", shpjegon Jovanovski.

Ato mjete, nënvizoi ai, do nënkuptonin investime në shëndetësi, arsim, infrastrukturë...

“Ne vazhdimisht theksojmë se duhet bërë përpjekje serioze në rrugën më të vështirë, ajo është të hyjmë në një luftë serioze me ekonominë gri", thotë Jovanovski.

Anëtari i Këshillit drejtues dhe ekspert i taksave Pavle Gacov thekson se nevojitet vullnet i fortë politik dhe qasje e pa kompromis për të futur në sistem ata që nuk paguajnë taksat dhe për t'i paguar në rregull detyrimet e tyre. Është e rëndësishme, thotë ai, nëse merret parasysh fakti se edhe pse nuk paguajnë taksa, kanë të drejtë të përdorin të gjitha shërbimet shtetërore njësoj si ata që paguajnë, në kontekst të rrugëve, sigurisë nga ushtria dhe policia, shëndetësia, arsimi...

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski paralajmëroi deklaratë me të cilën kërkojnë marrëveshje mes të gjitha subjekteve relevante në vend dhe në dhjetë vitet e ardhshme të arrihet konsensus që t'i përkushtohen ekonomisë.

"Kjo hasi në mirëkuptim te të gjithë. Deklaratën e kanë nënshkruar 300 kompani, anëtarë të OEMV-së, të gjitha organizatat afariste dhe universitetet shtetërore në vend, ASHAM dhe institucione tjera që bashkëpunojnë me ne dhe janë faktor i rëndësishëm në funksionimin e shtetit dhe biznesit", tha Azeski.

QËNDRONI TË LIDHUR