• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Analistët britanikë: Moska e shfrytëzon termin "agjentë të huaj" që të manipulojë me mendimin

Analistët britanikë: Moska e shfrytëzon termin

Londër, 3 tetor 2023 (MIA) - Moska, sipas analistëve britanike arrin të manipulojë me mendimin publik duke e përdorur shenjën "agjent i huaj" si term i pranuar i përgjithshëm.

"Këtë e ka thënë hulumtimi ri i zbatuar nga qendra shtetërore për hulumtim të mendimit publik", kumtoi  Ministria britanike e Mbrojtjes (MM) në azhurnimin e tij të çdoditshëm për luftën në Ukrainë.

Anketa e paradokohshme e qendrës tregoi se 61 për qind e të anketuarve i konsiderojnë "agjentët e huaj" si tradhtarë, të cilët përhapin gënjestra për Rusinë.

MM britanike tha se masat për zgjerim të legjislaturës për agjentë të huaj pas pushtimit "e ngushtojnë dukshëm hapësirën informative në Rusi, që e vështirëson artikulimin, në çdo këndvështrim, duke përfshirë edhe mospajtimin për luftën, e cila largohet nga linja zyrtare".

Brendet e jurisprudencës ruse e përdorin etiketetimin "agjentë të huaj" si armë dhe kundër individëve dhe kundër organizatave.

Dikur të etiketuar si agjentë të huaj, shumë individë ose organizata luftojnë për ekzistencën e tyre, sepse në fund humbasin mbështetës, partnerë afaristë dhe të ardhura. mb/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR