• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ana Pavlovska - Daneva zgjidhet gjyqtare kushtetuese

Ana Pavlovska - Daneva zgjidhet gjyqtare kushtetuese

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Me 65 vota "pro", 26 "kundër" dhe asnjë të abstenuar, në seancën e 140-të kuvendore për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut është zgjedhur Ana Pavlovska-Daneva, profesoreshë e Fakultetit Juridik në Universitetin e Shkupit. Pas votimit ajo tha dhe firmosi deklaratën solemne se funksionin do ta kryejë me përgjegjësi dhe me respektimin e ligjeve dhe Kushtetutës.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së votuan kundër propozimit të shumicës qeveritare sepse, duke mos e kontestuar ekspertizën e saj dhe faktin se ajo është juriste e shquar, besojnë se me zgjedhjen e saj do të partizojnë Gjykatën kushtetuese sepse Pavlovska-Daneva ishte edhe funksionare partiake e shquar. Pyetën nëse do të jetë e pavarur nga ndikimi i LSDM-së si ish deputete dhe nënkryetare e asaj partie dhe nëse një gjyqtare kushtetuese do të punojë sipas Kushtetutës dhe drejtësisë ose do të jetë e bindur ndaj pushtetit.

Deputetët opozitar në debat thanë se derisa LSDM dhe BDI janë në pushtet, gjyqësia do të jetë joefikase në luftën me korrupsionin, do të partizohet edhe nën presion politik dhe nuk besojnë se Pavlovska-Daneva do të kontribuojë  të përmirësohet besimi në gjyqësi i cili tani është 0 për qind.

Zdravko Trajanov nga VMRO-DPMNE theksoi se në përgjithësi nuk kanë vërejtje për profesionalitetin e saj në drejtësi, por, tha "sërish kemi partizim, sërish ushtarë të dëshmuar partiak".

Me disa qëndrime të Pavlovska-Danevës edhe ai pajtohet, siç janë kritikat e saj ndaj PSP-së, për numrin e ministrave dhe për diplomat bullgare, por, tha, "fakt është edhe se nga LSDM është shpërblyer para zgjedhjeve për ta marrë atë që duhet ta marrë".

Sipas Daniela Hristova, koha do të tregojë nëse Pavlovska-Daneva do të qëndrojë konsekuente me profesionalizmin "apo do të tregojë cilësitë e saj partiake", sepse, siç tha ajo, përkatësia e saj partiake është fakt.

Sipas Dragan Kovaçki, emërimi i Pavlovska-Danevës është "një fyerje për juristët e ndershëm të cilët në fund të karrierës së tyre pengohen të kandidojnë për gjyqtarë kushtetues". Ata nuk mund ta dinë se si do të jetë ajo si gjyqtare kushtetuese, tha ai, sepse askush nuk e ka ftuar të prezantohet dhe të prezantojë pikëpamjet e saj, as nuk është regjistruar dikush nga shumica qeveritare për ta paraqitur para deputetëve.

Ai theksoi se nuk është kompetent të vlerësojë ekspertizën e Pavlovska-Danevës, por se procedura do të ishte e qartë nëse miratohej ligji për Gjykatën Kushtetuese, që, siç tha, është premtim i paplotësuar i zëvendëskryeministrit Bojan Mariçiq në kohën kur ishte ministër i Drejtësisë. Me atë ligj, tha ai, do të kishte kritere të sakta për përzgjedhje dhe nuk do të ishte e mundur të punësohet personel partiak si gjyqtarë kushtetues.

Kovaçki pyeti edhe pse LSDM-ja hoqi dorë nga propozimi i mëparshëm – që Lubomir Jovevski të jetë kandidat për gjyqtar kushtetues dhe a ishin të sinqertë kur e propozuan apo kur e tërhoqën kandidaturën.

Bashkëpartiakja e saj, Jadranska Pockova, nga ana tjetër, tha se me përkatësinë partiake, Pavlovska-Daneva po bën pikërisht atë që luftoi si pjesëmarrëse në Revolucionin e larmë - partizimin e institucioneve.

Në fjalimet e opozitarëve replikuan tre deputetë të LSDM-së. Marija Georgieva tha se me profesionalizmin e Pavlovska-Daneva si jurist flasin kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj, ndërsa për integritetin e saj flet ajo që ka qëndrim kritika edhe ndaj pushtetit edhe ndaj opozitës.

Zhaklina Lazarevska u tha deputetëve të VMRO-DPMNE-së se nuk harrojnë se si janë zgjedhur gjyqtarët në kohën e qeverisjes së tyre.

Në vërejtjen e opozitës ishte edhe deputetja e LSMD-së në Kuvend, Kaleska-Vabçeva "do të ishte shumë mirë kur çdo gjyqtar kushtetuese do të kalonte nëpër këto banka".

Pas pauzës së rregullt, Kuvendi do të vazhdojë me debatin për propozimin për zgjedhjen e Lupço Kocevskit për prokuror publik. sa/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR